A do të ketë zgjedhje të reja në qendrën Zhupë?

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi se zgjedhjet në Qendër Zhupë nuk kanë qenë të suksesshme dhe për këtë do të njoftojë qeverinë.

    Megjithatë, kompetenca për procedurën e mëtejme thonë se është e institucioneve të tjera.

    Kodi zgjedhor parashikon që në rastet kur zgjedhjet janë të pasuksesshme procedura të përsëritet por akoma nuk dihet nëse në këtë komunë do të shpallen ose jo zgjedhje të reja.

    “Në ditën e zgjedhjeve dolën të votojnë 2120 votues që është 29.96% nga të regjistruarit në territorin e Qendër Zhupës. Nuk është plotësuar kushti ligjor që të dalin të paktën 1/3 nga 7077 votues të regjistruar”, tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

    “Pas kësaj, ne do ta njoftojmë qeverinë dhe pjesa tjetër nuk është nën kompetencat tonë. Çfarë do të ndodhë më tej do të vendoset nga ana e Kuvendit, konkretisht kryetarit të Kuvendit”, u shpreh Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Devotshmëri arrogante”

    Lajmi i rradhës

    Spasovski mohon të ketë probleme me ligjin për shtetësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë