A do të mbetet në paraburgim Muhamed Zeqiri?

    Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit do të vendos nëse ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zeqiri do të mbetet në paraburgim.

    Avokati i Zeqirit apeloi në Gjykatën, mbi paraburgimin për tri arsye- arratisje, ndikim mbi dëshmitarët dhe përsëritje të veprës.

    Zeqiri dyshohet në hetimin e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar për përvetësim të parave të shtetit.

    Ai dyshohet se ka shpërdoruar pozitën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, dhe në vend që përmes procedure procedurës së tenderit, ka zgjedhur një kompani në katër sy.

    Zeqiri është në paraburgim në Shutkë që nga e premtja, kur edhe dha dorëheqjen. Qeveria në seancën e sotme emëroi Metodija Dimovskin, për sekretar të ri të përgjithshëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ASh-ja cilëson si urgjente zbatimin e një vetingu në gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Gjermania: Përafroni politikat me BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë