A do të vazhdojë bashkëpunimi mes ASh-së dhe Arsovskës?

    Kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët do të mbajë mbledhje në të cilën do të diskutohet për situatën e fundit të krijuar në vend si pasojë e protestave kundër propozimit francez. Arben Zeqiri nga kjo parti tha se në mbledhje do të diskutohet edhe nëse ASh do të vazhdojë bashkëpunimin me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit.

    “Nuk mund të sillen vendime individuale, qoftë për një drejtor, qoftë për një nënkryetarë të Qytetit të Shkupit, vendimi duhet të jetë partiak, politik dhe të analizohen mirë të gjitha rrethanat, por një të jeni të sigurtë, qoftë për emërime kadrovike, qoftë për funksionet, se kush do të shkojë atje, ne nuk jemi BDI që të vendos qoftë Danella Arsovska, qoftë, VMRO-DPMNE apo LSDM, se kush do të jetë funksionarë apo drejtor në një institucion të caktuar”, tha mes tjerash Zeqiri.

    Ai poashtu tha se janë të dëshpëruar nga eksponentët politikë në pushtetet të cilët incidentin e djeshëm në Sheshin Skënderbeu, sipas tij, po e përdorin për pikë politike. Zeqiri tha se si parti janë posaçërisht të dëshpëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi.

    “Edhe më të dëshpëruar jemi nga deklaratat e eksponentëve qeveritarë, nga LSDM dhe BDI, në veçanti nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili jo vetëm që nuk e ka parë të udhës që këto dy ditë të dënojë dhunën ndaj shqiptarëve në Shkup, të angazhojë institucionet në mbrojtje të qytetarëve, por përkundrazi, mori të drejtën që të del njollos qytetarët e sulmuar, viktimat dhe të tentojë të politizojë këtë rast dhe të njollos Aleancën për Shqiptarët”, deklaroi Zeqiri.

    Lajmi Paraprak

    “Politikanët mos i fusin qytetarët në protesta të dhunshme”

    Lajmi i rradhës

    Elektrosever shkel afatet e përcaktuara me marrëveshje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë