“Politikanët mos i fusin qytetarët në protesta të dhunshme”

    “Dënoj ashpër ngjarjet e djeshme të cilat fatmirësisht nuk rezultuan me pasoja fatale për qytetarët. Asnjë revoltë nuk mund ta justifikojë përdorimin e armëve zjarri nga ana e civilëve, hedhjen e gurëve, dëmtimin e pronës shtetërore, cenimin e jetës së dikujt”. Kështu reagoi përmes rrjeteve sociale kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    Siç shkruan ai, shprehja e pakënaqësisë përmes protestave të qeta është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe kjo Qeveri deri më tani ka treguar dhe ka dëshmuar se demokracia është në duart e qytetarëve dhe se askush nuk do t’ua mohojë këtë të drejtë.

    Kryeministri u bëri thirrje aktorëve politikë t’i mos fusin qytetarët në protesta të dhunshme, duke u dhënë premtime të rreme. Kovaçevski njëkohësisht porositi se ardhmëria e RMV-së është në BE dhe se në asnjë moment si Qeveri nuk i kanë vënë në dyshim gjuhën dhe identitetin maqedonas.

    Lajmi Paraprak

    Brnabiq nuk e ka të qartë rezolutën e PE ku kërkohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

    Lajmi i rradhës

    A do të vazhdojë bashkëpunimi mes ASh-së dhe Arsovskës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë