A do të vazhdojë bllokimi aktiv i VMRO-DPMNE-së?!

    Gjasat janë të mëdha që VMRO-DPMNE-ja të mos marrë pjesë në koordinimin e parë pas kthimit të deputetëve nga pushimi veror, të caktuar për ditën e nesërme. Nga kjo parti thonë se planifikojnë të zbatojnë praktikën e njëjtë me bojkotimin e koordinimeve por edhe me vazhdimin e bllokimit aktiv të Kuvendit. Gjithsesi, fjalën e fundit se si opozitarja VMRO-DPMNE do të veprojë gjatë periudhës së ardhshme do ta thotë Komiteti ekzekutiv i partisë, por ai nuk është thirrur akoma.

    “Do ta njoftojmë opinionin menjëherë pas caktimit të Komitetit ekzekutiv”, deklaroi Marija Miteva, VMRO-DPMNE

    E LSDM-ja thotë se Kuvendi duhet të fokusohet edhe në pikat e mbetura nëpër komisione dhe në seanca plenare.

    “Është e pashmangshme hapja e temës për të gjitha pikat e mbetura dhe veprimet e ardhshme. Do të punojmë në pikat e mbetura por edhe në pikat e reja të cilat vinë në rend dite, kjo do të thotë edhe në komisione edhe në seanca plenare”, u shpreh Jovan Mitreski, LSDM

    Bllokimi aktiv i Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-ja por edhe periudha e gjatë e një ligjvënësi gjysmëfunksional që para këtij bllokimi, kanë lënë shumë nisma ligjore në gjysmë. Nga një raport i përgatitur nga Kuvendi para pushimeve verore, 29 seanca nga gjithsej 83 rezultojnë të papërfunduara si dhe mbi 80 pika nga gjithsej 973 në seanca plenare kanë mbetur pa u shqyrtuar për shkak se nuk kanë kaluar në komisione.

    Numri i përgjithshëm i seancave: 83
    Seanca të mbaruara: 54
    Seanca të pambaruara: 29
    Nga 973 pika të cilat kanë qenë në rend dite në seancat plenare, mbi 80 pika kanë mbetur të pa shqyrtuara për shkak se Komisionet nuk kanë mbajtur mbledhje edhe pse ishin plotësuar të gjitha kushtet për shqyrtimin e pikave.
    Pika të mbetura për votim në seancat plenare: 2 – Raport mbi punën e Kuvendit

    Bllokimi aktiv i Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së filloi më 10 maj si presion për zgjedhje të parakohshme. Deputetët e kësaj partie kanë marrë pjesë në seanca por kanë shfrytëzuar mundësitë që ua jep Rregullorja për të bllokuar procedurat. Të vetmet pika që kanë kaluar janë ato që kanë pasur lidhje me përmirësimin e gjendjes financiare të disa kategorive të qytetarëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Marrëveshja ndërkufitare mes RMV-së dhe Shqipërisë, në praktikë as që ka filluar të zbatohet

    Lajmi i rradhës

    Ana Brnabiq mbetet kryeministre e Serbisë, por vetëm për dy vite

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë