A do të vazhdojë lufta edhe për rritje të pagave të tjera në RMV?

    Paga minimale prej 18 mijë denarë është betejë e fituar nga punëtorët, tani vazhdon lufta për rritje graduale të pagave të tjera- njoftojnë sindikatat. Ligji për Pagën Minimale parashikon që brenda gjashtë muajve, sipas nenit 8, të gjitha pagat e tjera si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat të rriten gradualisht.

    “Tashmë jemi duke biseduar me sindikatat tona në nivel të punëdhënësve, kemi informacion inkurajues se pas bisedimeve me punëdhënësit presim që zgjidhja ligjore të votohet në Kuvend dhe menjëherë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”, të bëhen korrigjime në marrëveshjet kolektive në nivel të punëdhënësve”, deklaroi Sllobodan Trendafillov- Lidhja e sindikatave.

    Rritja graduale duhet të ndodhë menjëherë sepse mund të ketë barazim të pagave në vende të ndryshme të punës, gjegjësisht punëtorët më pak të kualifikuar që marrin paga të njëjta me ata me kualifikime më të larta.

    “Vijmë në një situatë ku infermierja në kujdesin parësor shëndetësor, mirëmbajtësit dhe stafi ndihmës teknik do të marrin të njëjtën pagë prej 18 mijë denarëve. Nuk duam të ofendojmë askënd, por gjithmonë themi se kemi kontrata kolektive dhe në suazat e këtyre kontratave, është obligim ligjor që Qeveria t’i rritë pagat”, tha Bllagoja Rallpovski- konfederata e sindikatave të lira.

    Paga minimale planifikohet të paguhet në muajin prill për pagën e marsit dhe pritet të përfshijë më shumë se 80 mijë punonjës. Për mbulimin e kontributeve nga buxheti i shtetit deri në fund të vitit do të shpenzohen 16 milionë euro, por vetëm për pjesën e shtuar prej 2800 denarë. Sipas përllogaritjeve, për një person shteti do të duhet të paguaj nga 1200 deri në 1300 denarë në muaj si ndihmë financiare për kompanitë për sigurim pensional, invalidor dhe shëndetësor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia vendi më i varur nga gazi rus, 100 për qind varësi

    Lajmi i rradhës

    Komiteti i Helsinkit – Taravarit: Përmbahuni nga deklaratat joprofesionale dhe të pabaza për Ëmbla Ademin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë