Maqedonia vendi më i varur nga gazi rus, 100 për qind varësi

    Maqedonia, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Moldavinë, janë vendet më të varura nga gazi rus në mesin e të gjitha vendeve europiane, kjo sipas të dhënave nga Agjencia për Bashkëpunim Energjetik të Bashkimit Europian (ACER), si tre vendet e vetme me 100% varësi pa asnjë burim tjetër të energjisë, përcjell Nistori.

    “Lidhja e gazit me gazin rus në Maqedoninë e Veriut bëhet përmes Bullgarisë. Maqedonia e Veriut planifikon të ndërtojë së shpejti një interkonektor gazi me Greqinë, projekt me rëndësi strategjike për vendin që do të përmirësojë sigurinë energjetike dhe do të mundësojë diversifikimin e furnizimit me gaz”, kjo sipas përmbledhjes së ACER për Maqedoninë.

    Sipas të dhënave të ACER të publikuara javën e kaluar, midis vendeve në rajon, varësia e Serbisë nga gazi rus është 89 përqind, Bullgaria 77 përqind dhe Sllovenia 51 përqind.

    Finlanda është më e varur nga gazi rus nga vendet e Europës Perëndimore me 94 për qind dhe Franca është më pak e varur – 24 për qind. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    HERA: Papunësia e grave rome është vazhdimisht në rritje

    Lajmi i rradhës

    A do të vazhdojë lufta edhe për rritje të pagave të tjera në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë