A e ndihmon tiketa sigurimin e Kartonit të Gjelbër?

    Nënshkrimi i një marrëveshjeje mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës dhe një kompanie private, për të pajisur me një tiketë ngjitëse automjetet të cilat regjistrohen, po has në kundërshtime.

    Megjithatë, Byroja Kosovare e Sigurimeve këtë po e vlerëson të domosdoshme.

    Kjo tiketë merret me rastin e kontrollit teknik të automjetit, i cili është i nevojshëm për regjistrimin e tij. Siç është raportuar, çmimi i kësaj tikete në Kosovë pritet të jetë rreth 5 euro. Parashihet që kjo tiketë të vendoset në një vend të dukshëm të veturës.

    Marrëveshja mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me kompaninë private në fjalë, është nënshkruar me 8 qershor 2021.

    Kjo ministri nuk është përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë për detajet e marrëveshjes.

    Kompania, e cila pritet të lëshojë këto tiketa për automjete, në publik thuhet se është Auto Control Kosova SHPK. Kjo kompani figuron si e regjistruar në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve në vitin 2018 dhe numëron tre punëtorë.

    Përmes rrjeteve sociale, qytetarë, deputetë e parti opozitare, kanë kundërshtuar këtë marrëveshje duke thënë se po ngarkohen me tarifa të panevojshme.

    Për shkak të kundërshitmit ndaj kësaj pagese shtesë për qytetarët e Kosovës, të premten në Prishtinë janë arrestuar tetë aktivstë të Partisë Socialdemokrate./REL/

    Lajmi Paraprak

    Politika nuk i ndal verimet e serbëve në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    OBSH propozon mision të ri në Kinë për origjinën e Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë