Politika nuk i ndal verimet e serbëve në Shqipëri

    Pavarësisht deklaratave të politikanëve në Serbi, të dhënat zyrtare tregojnë se interesimi i qytetarëve serbë për pushimet verore në Shqipëri është në rritje.

    Asociacioni Kombëtar i Agjencive Turistike të Serbisë (JUTA) thotë për Radion Evropa e Lirë se, deri në këtë kohë të sezonit, numri i mysafirëve serbë në Shqipëri është rreth 100 për qind më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.

    Në Serbi ka pasur edhe një fushatë negative për Shqipërinë.

    Dragan Markoviq Palma, udhëheqës i Partisë Serbia e Bashkuar dhe deputet në Parlamentin e Serbisë, ka porositur qytetarët që të mos shkojnë “për një coca-cola më të lirë në Shqipëri”.

    Në ueb-faqen e partisë së tij, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Serbi, Markoviq citohet të ketë thënë se Shqipëria është “fajtore dhe nxitëse e gjithçkaje që shqiptarët e Kosovës u kanë bërë serbëve në Kosovë”.

    Por, disa që kanë veruar në bregdetin shqiptar këtë vit, besojnë se Markoviq nuk është dikush që mund të japë këshilla.

    “Dragan Markoviq Palma nuk është adresë ku mund të dëgjosh këshilla, çfarëdo, e posaçërisht për temat rajonale”, thotë Jana Vujiq, banore e Beogradit, për REL.

    Lajmi Paraprak

    Mariçiq: Digjitalizimi në gjyqësi fillon së shpejti

    Lajmi i rradhës

    A e ndihmon tiketa sigurimin e Kartonit të Gjelbër?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë