A e rrezikojnë shumicën parlamentare zhvillimet brenda BDI-së?

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ndjen rrezik për shumicën parlamentare si pasojë e zhvillimeve të brendshme në BDI. Kovaçevski thotë se shumica është stabile, pavarësisht se dy deputetë cenojnë shumicën, ndërsa qëndrueshmëria e saj varët edhe nga dy deputetët e pavarur.

    Kryeministër, a është koalicioni qeverisës i stabil?

    “Stabil është….Nuk ka rrezik për humbje të shumicës në Parlament”, u përgjigj Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
    Lidhur me dorëheqjen e Goran Milevskit nga pozita e ministrit të Pushtetit Lokal, Kovaçevski tha se ai resor mbetet i Partisë Liberal Demokrate.

    “Sipas ndarjes së resorëve dhe marrëveshjes politike, Ministria e Pushtetit Lokal i takon Partisë Liberal Demokrate. Sapo ata të propozojnë personin që do ta zëvendëson ministrin i cili dha dorëheqje do të propozohet në Kuvend për votim”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Nga PLD thonë se ditëve në vijim do të mblidhen organet e partisë për të propozuar emrin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale. Jo zyrtarisht vendin e Milevskit pritet ta zë Risto Penov. Milevski nga pozita e ministrit tha se u tërhoq për arsye personale edhe pse ai kishte qëndrim ndryshe nga shumica parlamentare mbi propozimin francez i cili zgjidhi kontestin me Bullgarinë dhe konkluzionet e miratuara në Kuvend. Deputetët e PLD-së votuan për konkluzionet, ndërsa në nëntor pritet që Milevski të largohet edhe nga udhëheqja e partisë. Vendin e tij e pretendon deputetja e kësaj partie, Monika Zajkova. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tri pyetje për procesin e liberalizimit të vizave

    Lajmi i rradhës

    “Kopshtet për fëmijë do të jenë të furnizuara vazhdimisht me ngrohje dhe energji elektrike”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë