A është paraqitur ndonjë polic shqiptar në konkursin e njësitit special “Tigri”?

    Ministria e Brendshme mban sekret numrin e pjesëtarëve të paraqitur në konkursin e brendshëm trajnues në Njësitin Special të Anti-terrorit “Tigri”.

    Edhe pse ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ditë më parë deklaroi se në konkurs ka policë të paraqitur nga të gjitha bashkësitë etnike, dikasteri i tij arsyetohet se numri i të paraqiturve është konfidencial.

    Alsat jo zyrtarisht mëson se të paktën 5 shqiptarë janë paraqitur, të cilët momentalisht ndodhen në njësite tjera të MPB-së përfshi edhe atë elitare për intervenim të shpejtë apo ndryshe e njohur si “EBR”.

    Përveç përfaqësimit të shqiptarëve, njësiti “Tigri” mbetet i pa prekur edhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve.

    Uniformat e kësaj njësie nuk do të përkthehen për shkak të autorizimeve të tyre që posedojnë në nivel shtetëror e që nuk përfshihen nga dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

    Më 13 mars njësiti “Tigri” festoi 41 vjetorin e themelimit, si trup i themeluar nga Sekretari republikan për punë të brendshme në Republikën Socialiste të Maqedonisë.

    Që nga viti 1981 e deri sot mbi 700 pjesëtarë kanë kaluar nëpër këtë njësit special, ndërsa deri sot asnjë prej tyre shqiptar.

    Në 41 vjetorin e themelimit, anëtarët shqiptarë të kabinetit qeveritarë bojkotuan manifestimin. Jo zyrtarisht arsyeja e bojkotit ka qenë marrëveshja parimore e shkelur nga vitit i kaluar për të pasur shqiptarë në këtë njësit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nëse nuk ka seancë brenda 90 ditëve për rastin “Llaskarca” gjykimi nis nga fillimi

    Lajmi i rradhës

    “Nëse nuk fillojnë negociatat në javët në vijim, do të pësojë entuziazmi politik, por jo edhe angazhimi europian i RMV-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë