A është rrëmbyer Kastriot Rexhepi? | Afrim Gashi e quan veprimin e deputetit “tradhti”

    Kryetari Alternativës, Afrim Gashi, në emisionin “360 shkallë” ka folur në lidhje me atë se a është rrëmbyer deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi apo jo.

    Gashi tha se nuk ka çfarë të shpjegojë ai, derisa theksoi se nuk mund të thonë asgjë tjetër nga ajo që e thotë vetë deputeti.

    “Nuk kam çfarë të shpjegoj unë. Ai doli me një njoftim, pastaj me një video dhe në këtë rast ne nuk mund të paragjykojmë se a e ka rrëmbyer dikush apo jo. Nuk mund të themi ne diçka tjetër nga ajo që e thotë vetë deputeti”, tha Gashi.

    Ai shtoi se ajo që ndodhi, ishte një lajthitje, teksa veprimin e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepit, e quan tradhti.

    “Unë mendoj që kishim të bëjmë me një lajthitje, tradhti, nga një deputet i cili vendosi firmën dhe nuk u paraqit. Nga ana tjetër, mund të themi se ka pasur edhe preisone të hatashme ndaj të gjithë deputetëve”, u shpreh Gashi.

    Lajmi Paraprak

    “Paqja e Gjelbër”

    Lajmi i rradhës

    Gashi lë hapur çështjen e pjesëmarrjes në qeverisjen qendrore të vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë