Gashi lë hapur çështjen e pjesëmarrjes në qeverisjen qendrore të vendit

    Gashi fillimisht ka thënë se me koalicionin aktual janë në një ritëm, mirëpo nuk e ka mohuar faktin mund të ndohin ndryshime.

    “Prej kur kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare më është shtruar pyetja se a do t’i bashkohemi Qeverisë. Ne e dëshmuam se i qëndruam besnik koalicionit me ASH-në sepse ka harmoni. Dhe i njëjti ritëm dhe refren këndohet edhe tash. Pas një dite të rëndë që ka qenë dita e djeshme, unë nuk mund të pranojë oferta për një pozicion krejt tjetër pasi që duhet një kontekst krejt tjetër”, ka thënë Gashi fillimisht.

    “Duhet të flasim njëherë me VMRO-në, nëse merremi vesh në rregull, nëse jo, duhet të flasim edhe njëherë dhe të shohim sesi të bëjmë. Ne jemi parti demokratike, e diskutojmë dhe në fund e marim vendimin që është në interes të qytetarëve”, ka theksuar ai.

    Lajmi Paraprak

    A është rrëmbyer Kastriot Rexhepi? | Afrim Gashi e quan veprimin e deputetit “tradhti”

    Lajmi i rradhës

    BERZH: Ekonomia e Shqipërisë rritet tetë për qind këtë vit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë