A funksionon projekti “Mirë se vjen bebe” në spitalin e Tetovës!?

    Në spitalet e Shkupit nuk funksionon projekti i promovuar në vitin 2017 “Mirë se vjen bebe”, ku prindërit detyrohen të presin përsëri nëpër sportele për certifikatën e lindjes, dhe jo certifikatën e lindjes ta marrin në afat prej 48-orëve derisa nëna qëndron në maternitet. Kjo, për shkak të pandemisë nuk funksionon që nga gjysma e vitit të kaluar, shkruan Nistori.

    Nistori ka kontaktuar edhe Spitalin e Tetovës nëse një gjë e tillë është duke ndodhur edhe me Repartin e Gjinekologjisë në Tetovë. Nga atje thonë se një gjë e tillë nuk ndodh edhe me spitalin e Tetovës dhe se sistemi ka funksionuar rregullisht.

    “Sistemi ka funksionuar si çdoherë dhe nuk ka pas ndërprerje. Madje, certifikatat e lindjes janë marrë para se të bëhen 48 orë dhe gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk i kemi lënë prindërit të enden sporteleve për shkak të situatës me pandeminë”, shprehet infermierja kryesore e repartit të gjinekologjisë, Zibushe Rexhaj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kush ishte kameramani i parë që dokumentoi ngjarjet më të rëndësishme në RMV dhe botë

    Lajmi i rradhës

    Neveria ndaj mishit: Çfarë është dhe pse e përjetojmë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë