Neveria ndaj mishit: Çfarë është dhe pse e përjetojmë?

    A keni parë ndonjëherë foto mishi dhe e keni gjetur vetën gati të neveritur nga ideja për ta konsumuar atë?

    Për vegjetarianët kjo ndjenjë është e pritshme nëse e lidhim dhe me zgjedhjen e tyre për ta shmangur mishin fare, por një studim i ri i drejtuar nga Universiteti i Exeter, ka zbuluar se edhe mishngrënësit përjetojnë reagime të ngjashme.

    Si pjesë e studimit u morën më shumë se 700 njerëz mes të cilëve vegjetarianë, mish-ngrënës dhe fleksitarianë (ata që përpiqen të hanë më pak mish). Të tre grupeve iu treguan fotografi të pjatave të mishit që haen zakonisht në Mbretërinë e Bashkuar, të tilla si mish pule dhe proshutë.

    Ata që hanë mish vlerësuan imazhet e mishit rreth dy herë më të neveritshme se fotografitë e ushqimeve të tjera, të tilla si buka, patatinat dhe orizi.

    Pavarësisht këtyre reagimeve njerëzit hanë vazhdimisht mish dhe për këtë studiuesja Elisa Becker thotë se “zakonet, familja dhe tradita kulurore luajnë rol kyç”.

    Si mund t’i ndihmojë ky studim njerëzit që të ulin konsumin e mishit?

    Pas studimit, Becker tha se vetëm vullneti mund të mos jetë i mjaftueshëm për ata që duan të heqin dorë nga konsumi i mishit, teksa solli në vëmendje se neveria që mund të ndjejnë mish-ngrënësit  lind sepse konsumi i mishit të prishur mund të jetë shumë më e rrezikshme se konsumi i një perimi të prishur.

    Nëse i referohemi kësaj neverie, mish-ngrënësit mund të jenë në gjendje të heqin dorë nga konsumi i tepërt i mishit.

    Cila është e ardhmja e mishit?

    Për shkak të popullaritetit të fushatave të tilla si Veganuary, dhe një zgjerimi të opsioneve vegane në supermarkete në të gjithë Evropën, konsumi i mishit dhe qumështit sa vjen e po zvogëlohet.

    Kohët e fundit, studimet gjithashtu kanë parashikuar që alternativat me bazë bimore do të tejkalojnë produktet e mishit, me një rënie të konsumit të mishit në vitin 2035, pasi mishi dhe produktet me bazë bimore do të arrijnë një barazi në çmim dhe popullaritet.

    Duket se një fund i ngrënies së mishit, ose të paktën një ulje e konsumit aktual, do të jetë një trend i qëndrueshëm i ushqimit në vitet e ardhshme.

    Lajmi Paraprak

    A funksionon projekti “Mirë se vjen bebe” në spitalin e Tetovës!?

    Lajmi i rradhës

    OBSH: Rekomandime për një dietë të mirë për të rritur dhe fëmijë

    Lajme tjera

    Midhje Sote

    Kjo recetë ka origjinë Franceze nga vetë emri sauté dhe është një teknikë e veçantë e përgatitjes së…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë