A ishte BE-ja prioritet i Alternativës?

    Në fundjavë pritet të mbahet Kuvendi Qendror i Alternativës ku do të mësohen emrat e bartësve të funksioneve të kësaj partie në qeveri.

    Dy javë pas arritjes së marrëveshjes mes Gashit e Zaevit, për të cilën u tha se Alternativa po bëhet pjesë e qeverisë për të marrë datën e bisedimeve, njëri ndër emrat e përfolur për postin e ministrit të shoqërisë informatike Admirim Haliti në emisionin “Rruga Drejt” tha se prioritet i Alternativës nuk ka qenë BE-ja, por dalja nga kriza politike, ekonomike dhe energjetike. Sipas tij, Zaev gjatë bisedimeve ka garantuar se në janar pritet të tejkalohet bllokada me Bullgarinë.

    “Nuk mund të them se ishte e para. Ne jemi optimist por nuk mund të bëhemi naiv dhe të themi se kjo është data kur neve e presim çeljen e negociatave me BE-në. Ajo që e kemi diskutuar ne me kryeministrin e tanishëm është se pritjet e vendit janë se gjatë muajit janar të zgjidhet pengesa me Bullgarinë dhe me këtë me automatizëm të presim edhe marrjen e datës nga Unioni Evropian”, tha Admirim Haliti nga Alternativa.

    Përveç Halitit, emër tjetër që është lakuar edhe brenda organeve të partisë është sekretari Bekim Sali për ministër të Shëndetësisë. Sali ishte në shoqëri të Afrim Gashit gjatë negociatave me kryeministrin Zoran Zaev.

    Ndarja e resorëve jo zyrtarisht ka shkaktuar pakënaqësi brenda taborëve dhe degëve partiake, revoltë e cila është shprehur edhe gjatë takimeve të rregullta të kryesisë.

    Jo zyrtarisht disa nga degët nuk pajtohen me mënyrën e ndarjes së resorëve, ndërsa nuk përjashtojnë as mundësinë e mos mbështetjes së votimit të Qeverisë, derisa kreu i partisë Gashi nuk mendon për të gjithë proporcionalisht. Pakënaqësitë më të theksuara janë shprehura nga dega e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vitin e ardhshëm do të pyllëzohen 500 hektarë tokë, por a do të ketë financa?!

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti takon për herë të fundit Zaevin në cilësinë e kryeministrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë