A ishte shkak deklarata e Branko Cërvenkovskit për humbjen e Zaevit?!

    Pretendimet se ish-lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski ka ndikuar në humbjen e partisë në zgjedhjet e fundit lokale janë qesharake dhe joserioze, ka deklaruar ish-sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve Andrej Petrov. Në një prononcim për të përjavshmen Fokus, Petrov thekson se Cërvenkovski u tërhoq plotësisht nga LSDM pas humbjes në zgjedhjet lokale të vitit 2013, përcjell Nistori.

    “Akuzat se ai ka ndikuar në humbjen e LSDM-së duke thënë qëndrimet e tij në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, të cilat i dha në fushën e ekonomisë dhe korrupsionit përkojnë me qëndrimet e Departamentit të Shtetit dhe të biznesit në Maqedoni janë qesharake dhe joserioze. Veçanërisht është fascionuese të imagjinohet se 120 mijë vota ishin minus, sepse ndonjë krah i LSDM-së nuk funksionoi. Është marrëzi”, deklaron ai.

    Ai thekson se distanca historike është ende e shkurtër për të dhënë vlerësime për qeverisjen e Zoran Zaev, i cili pas humbjes zgjedhore po jep dorëheqje nga pozita udhëheqëse e LSDM-së, por edhe nga pozita e kryeministrit. Por Petrov shpjegon sesi u krijua atmosfera për fitoren e LSDM-së të udhëhequr nga Zaev.

    “Njerëzit ishin të rraskapitur nga 11 vitet e qeverisjes në atë kohë. LSDM tregoi mirëkuptim më të madh për pikëpamjet dhe dëshirat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pa dallim etnie. Kishte një mbështetje të fortë ndërkombëtare që nuk ka qenë kurrë më e drejtpërdrejtë, duke krijuar një mjedis për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë. Blloku qytetar iu bashkua opozitës, thjesht lindi një shpresë e re, e cila i mundësoi LSDM-së të vijë në pushtet.”, shton ai. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arjanit Hoxha e pranon se është takuar me Musa Xhaferin: Kush janë personat që e përcjellin çdo lëvizje timen?

    Lajmi i rradhës

    Blinken uron 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë