A janë tregtuar të dhënat e qytetarëve në RMV?

    Drejtoria për udhëheqjen e librave amë duhet të largojë sa më shpejt dobësitë në funksionimin e tyre, pas indikacioneve të organeve antikorrupsion për abuzime të mundshme me të dhënat personale të qytetarëve. Pas alarmit të ndezur para disa muajsh, mbikëqyrja është bërë nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas së cilës janë dhënë vërejtje dhe afate specifike me të cilat duhet të hiqen dobësitë në përpunimin e të dhënave personale në procesin e dixhitalizimit të regjistrave që mbahen në formë letre apo elektronike.

    Aktivistët kundër korrupsionit ngritën dyshime se të dhënat personale të qytetarëve mund të keqpërdoren gjatë digjitalizimit të librave amzë, por është mister se sa të dhëna ishin të ekspozuara ndaj rrezikut. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, konsideron se nuk ka keqpërdorim masiv të të dhënave personale, e as tendencë të tillë.

    Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ngriti dyshime serioze për tregtimin e të dhënave personale të miliona qytetarëve. Sipas njoftimeve, rasti i referohet dixhitalizimit të librave amzë, me të dhëna për vdekje, lindje dhe martesa, të zbatuara përmes Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë. Sipas antikorrupsionit, në dy procedura tenderuese që janë zhvilluar nuk janë parashikuar masa adekuate mbrojtëse për ruajtjen e privatësisë, gjegjësisht të dhënave personale të qytetarëve gjatë skanimit, kontrollit, menaxhimit, transferimit dhe përpunimit të të dhënave personale nga kompania që ka kryer dixhitalizimin e regjistrave.

    Ndihmë për rastin para disa muajsh është kërkuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka kryer mbikëqyrjen në drejtorisë, për të kontrolluar se kush ka pasur qasje në dokumentet e skanuara të të dhënave personale, si janë ruajtur dhe nëse janë të mbrojtura. Agjencia konstatoi se ka lëshime serioze në dixhitalizimin e librave amë. “Në periudhën dhjetor 2022 deri në prill 2023 është kryer një mbikëqyrje e jashtëzakonshme në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë, pas një nisme të paraqitur nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, thotë Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Gjatë mbikëqyrjes u kontrollua shkalla e sistemit të krijuar për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe zbatimi i masave teknike dhe organizative për garantimin e sigurisë së përpunimit të të dhënave personale gjatë proceseve të dixhitalizimit të librave amzë që mbahen në letër ose në formë elektronike.

    “Për mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të kryer është përpiluar procesverbal dhe është marrë vendim me masa korrigjuese për heqjen e shkeljeve të konstatuara të rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale, përkatësisht janë dhënë afate specifike për heqjen e këtyre shkeljeve”, shton Agjencia.

    Pra, për çdo hap të ndërmarrë, administrata ka detyrimin të njoftojë dhe të paraqesë dëshmi se dobësitë në funksionimin e tyre janë tejkaluar. Për disa nga shkeljet, administrata tashmë ka dorëzuar prova në Agjenci për heqjen e tyre. Nëse është e nevojshme, është e mundur të kryhet mbikëqyrje kontrolli pas skadimit të afateve.

    Prokurimi publik për dixhitalizimin e librave amë ka qenë i diskutueshëm edhe për Administratën e Policisë Financiare, e cila ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë për Krimin e Organizuar.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, konsideron se nuk ka keqpërdorim masiv të të dhënave personale, e as tendencë të tillë. “Ne tashmë kemi trajtuar raste që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e të dhënave personale. Nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim masiv të të dhënave apo, sërish, për një tendencë rritjeje. Përveç kësaj, dihet se ekziston një Agjenci e veçantë për Mbrojtjen e të Dhënave dhe këtu për të gjitha institucionet që merren me të dhënat personale ka rregulla, rregullore, procedura të veçanta në bazë të të cilave veprojnë”, thotë ministri. Ai beson se shumica e keqpërdorimeve të të dhënave personale bëhet përmes portaleve dhe rrjeteve sociale.

    “Prandaj, duhet bërë shumë më tepër në fushën e ndërgjegjësimit të publikut, por edhe të elementit represiv. Pra, ato lëndë që po punojmë nëse përfundojnë në gjykatë do të prekin edhe persona të tjerë që keqpërdorin të dhënat personale dhe në anën tjetër duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk mund të keqpërdoren të dhënat personale të askujt”, tha Spasovski.

    Nga ana tjetër, nga opozitarja VMRO-DPMNE thonë se në opinion po hapet një skandal i rëndë për keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve përmes bazës së të dhënave të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, ndërsa nga institucionet kompetente ka vetëm heshtje.

    “Është vetëm konfirmim se është një aferë e madhe që mund të prekë mijëra, madje edhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Konkretisht, sipas informacionit të ndarë nga autoritetet shtetërore, Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë gjatë zbatimit të procesit të dixhitalizimit ka bërë një sërë lëshimesh që kërcënojnë drejtpërdrejt të dhënat personale të qytetarëve. Heshtja e institucioneve tani, si dhe heshtja e prokurorisë për akuzat e ngritura, vetëm thotë se ky vend dhe institucionet e tij janë rrëmbyer dhe po mbahen peng nga një mafie në pushtet. Kur të bjerë kjo mafie dhe kur institucionet të lirohen, atëherë do të vijnë përgjigje konkrete dhe përgjegjësi konkrete”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Ekonomia, shqetësimi më i madh në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Shqiptarët e meritojnë të përfaqësohen denjësisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë