A ka korrupsion në Maqedoninë e Veriut – përgjigjet prokurorja Ruskovska

    Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, në emisionin “360 gradë” në Alsa tha se në përgjithësi është e kënaqur me punën e Prokurorisë, të cilën e udhëheq dhe  shprehu vlerësimin e saj për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend.

    “Deri diku jam e kënaqur, por gjithmonë mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Përndryshe, kriminalitet dhe korrupsion ka”, tha Ruskovska, duke shtuar se para do kohe në prokurori kanë qenë vetëm 10 prokurorë, përfshirë edhe atë.

    Ruskoska tregon nëse do të paraqitej për pozitën e prokurorit të shtetit

    Ruskovska, tha se nuk planifikon sërish të kandidojë për pozitën e njëjtë pas skadimit të mandatit në nëntor të këtij viti. E  pyetur nëse do konkurronte për pozitën e kryeprokurorit, nëse prokurori shtetëror Ljubomir Joveski bëhet gjyqtar kushtetues, Rusoska tha:

    “Të them të drejtën nuk kam menduar shumë, sepse tani kemi prokuror të shtetit. Nëse ai zgjidhet gjyqtar, ndoshta do ta mendoj, tha Ruskoska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Burgim me kusht për pjesëmarrje në “Revolucionin shumëngjyrësh”

    Lajmi i rradhës

    Ivanovska: Njerëzit duan drejtësi, duan të shohin që ai i cili ka kryer vepër penale të jep llogari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë