A ka Maqedonia e Veriut plan për risocializimin e të kthyerve nga ISIS?!

    Plani për risocializimin e të kthyerve nga ISIS në vend ekziston, por duhet më shumë ekspertizë dhe përkushtim i institucioneve, që të burgosurit dhe familjet e tyre të risocializohen më shpejt, dhe të integrohen në vendin e tyre të lindjes. Ky është këndvështrimi i Samet Shabanit nga OJQ “Horizon Civitas”, i cili ndihmoi 12 familje të të kthyerve të lidheshin me Qendrat e Punës Sociale, dhe të merrnin një trajtim të risocializimit.

    Institucionet shtetërore duhet tu mundësojnë një stabilizim të dytë në shoqëri, që ata të mos përsërisin gabimet, thonë nga sektori joqeveritar. Me Planin e Risocializimit, i cili nuk është në dispozicion për publikun, por organizatat joqeveritare kanë pasur qasje, është vendosur ndihmë juridike, por sa do të integrohet plotësisht një i kthyer varet nga vetë personi.

    Shabani thotë se është gjithashtu e nevojshme të ndryshohet narrativi – në vend të vetëm për kërcënime të sigurisë dhe terrorizmit, të qasen drejt krijimit dhe promovimit të politikave socio-ekonomike për të kthyerit. Një vit më parë, në Kumanovë tre persona u arrestuan nën dyshimin e planifikimit të sulmeve ndaj objekteve vitale në vend. Ishte rasti i parë kur pas vuajtjes së burgut, të kthyerit tanë nga zonat e luftës iu kthyen sërish armëve të tyre. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    “Në letërnjoftime të figurojë dhe grupi i gjakut, ndihmon mjekët”

    Lajmi i rradhës

    Kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjes organike të “kurbaneve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë