A ka nevojë Maqedonia për ministri të Turizmit?!

    Jeton Krupa

    Në Ohër u diskutua për zgjerimin e organizatave turistike si dhe funksionimin e një agjencie nacionale turistike siç po ndodh rëndomë në gjithë rajonin.

    Në çdo vend të Botës ekziston ministri e Turizmit e cila merret me ballafaqimin e problemeve në turizmin vendor, por në vendin tonë ka vetëm organizata rajonale dhe agjencia për turizëm në nivel shtetëror, ndërsa me ndryshimet dhe ndihmën drejtuar turizmit merret ministria e Ekonomisë.

    Drejtori i Agjencisë për turizëm tha se të gjitha vendet janë të mbuluara me ministri dhe agjenci nacionale për mbulimin e turizmit, andaj një gjë e tillë duhet të ketë edhe në vendin tonë.

     “Po kërkohej që agjencia të jetë agjenci nacionale turistike me ingerenca të posaçme në të cilën do të jenë inspektorati turistik, policia turistike dhe e njëjta të ketë edhe disa zyra me menaxhimet me qëllim që të mundësojmë promovim më të madh si dhe mbështetje më të madhe të sektorit si dhe funksionimit më të mirë të turizmit”- deklaroi Lupço Janevski-Drejtor I Agjencionit Për Turizëm

    Nga Organizata “Hotam” e cila vepron në Ohër dhe Strugë dhe merret me turizmin thonë se në vendin tonë duhet të ketë një ministri të turizmit, e cila do ti kapërcente problemet me të cilat përballet turizmi në vendin tonë.

    “Duhet të ketë një ministri për turizëm e cila do të punojë dhe veprojë si e ndarë dhe kështu do të zgjidhen më shumë probleme të cilat gjithmonë i përmendim të tipit të harmonizimit mes policisë dhe turizmit dhe gjithçka që na mungon në turizëm të cilat do të jenë në kompetenca të asaj ministrie”- pohoi Krste Blazhevski-Kryetarë i Organizatës “HOTAM”.

    Gjatë këtij muaji Agjencia për promovimin e turizmit do të takohet me të gjitha institucionet relevante, odat ekonomike si dhe sektorin privat për të diskutuar rreth funksionimit të agjencisë, nëse do të bëhet agjenci nacionale për turizëm. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    “Me rishikimin e buxhetit, më shumë para për qytetarët”

    Lajmi i rradhës

    OKB, Guterres: Bota po përballet me një krizë të paprecedentë urie

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë