OKB, Guterres: Bota po përballet me një krizë të paprecedentë urie

    Të premten, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se këtë vit ekziston një “rrezik real” i krizave të shumëfishta të urisë, dhe kërkoi në mbledhjen e ministrave për sigurinë ushqimore, që të ndërmerren hapa praktikë për të stabilizuar tregjet ushqimore dhe për të zvogëluar paqëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave.

    “Ne përballemi me një krizë urie të paprecedentë”, tha Guterres në takimin virtual të zhvilluar në Berlin. “Lufta në Ukrainë ka komplikuar edhe më shumë problemet që kanë lindur prej vitesh: ndryshimet e klimës; pandemia COVID-19; rimëkëmbja thellësisht e pabarabartë.”

    Më shumë se 460,000 njerëz në Somali, Jemen dhe Sudanin Jugor janë në kushte urie ekstreme, sipas Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC) – një shkallë e përdorur nga agjencitë e OKB-së, organet rajonale dhe grupet e ndihmës për të përcaktuar pasigurinë ushqimore. Ky është hapi përpara shpalljes së urisë në një rajon.

    Miliona njerëz në 34 shtete janë në prag të urisë, sipas statistikave të IPC-së.

    “Ekziston një rrezik real që shumë shtete do të deklarojnë krizë urie në vitn 2022. Dhe viti 2023 mund të jetë edhe më keq”, tha Guterres, duke e cilësuar si të papranueshëm urinë masive dhe krizat ushqimore në shekullin e 21-të.

    Guterres tha se nuk do të kishte një zgjidhje efektive të krizës, vetëm nëse Ukraina dhe Russia, të cilat prodhojnë së bashku rreth 29% të eksporteve të drithërave, gjejnë një rrugëdalje për të rifilluar tregtinë.

    Dërgesat nga portet e Ukrainës janë ndalur që nga nisja e pushtimit të Rusisë ndaj fqinjit të saj. Moska dëshiron që të hiqen disa sanksione perëndimore në mënyrë që të rifillojë eksportet e saj të grurit dhe plehrave bujqësore.

    Kombet e Bashkuara dhe Turqia po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje.

    Guterres nuk dha detaje mbi bisedimet, duke thënë: “Deklaratat publike mund të pengojnë suksesin e negociatave”. Ai u kërkoi gjithashtu ministrave në takimin e Berlinit që të adresojnë krizën financiare në vendet në zhvillim. /REL/

    Lajmi Paraprak

    A ka nevojë Maqedonia për ministri të Turizmit?!

    Lajmi i rradhës

    Vlerat e Boronicave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë