A lejojnë afatet ligjore që njëkohësisht vitin e ardhshëm të kemi zgjedhje presidenciale dhe parlamentare?

    Politkologu, Bllagojçe Atanasoski, i ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat deklaroi se afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk përputhen, që të mund në të njëjtën kohë të kemi zgjedhje për shumicë parlamentare dhe për president të shtetit.

    “Afatet e përcaktuara me ligj shkojnë në drejtim që vitin e ardhshëm, në rast se mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare, definitivisht ne do të kemi veçmas zgjedhje presidenciale dhe veçmas parlamentare”, tha Atanasoski. 

    Kërtolica: Zgjedhje parlamentare bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

    Docenti i fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” Marko Kërtolica, tha se varianti që në të njëjtin termin të kemi edhe zgjedhje parlamentare edhe presidenciale do të ishte e mundshme vetëm në rast se terminët e tyre harmonizohen gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

    “Në rast se shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, çështja e afateve do të ishte e pabazë, sepse këtu do të mund të kurdiset që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mund të organizohen bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Mjaftueshëm në kohë që të mund të zgjidhet presidenti i ri para skadimit të mandatit të presidentit aktual”, tha Marko Kërtolica, Docent i fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    1300 familje në Ohër dhe Strugë, mezi mbijetojnë

    Lajmi i rradhës

    21 fshatra, 39 mijë banorë, vetëm një çerdhe në Komunën e Sarajit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë