A mund të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në muajin mars?

    Nëse do të ketë lëvizje në drejtim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo do të mësohet nga Qeveria e re në Prishtinë. Analisti Seb Bytyqi thotë se për një lëvizje serioze në dialog gjatë muajit mars, duhet të ketë një konfirmim për koalicionin e ri qeveritar. Megjithatë thotë se edhe zgjedhjet në Gjermani e Francë mund të kenë ndikim.

    “Mos të harrojmë se kemi edhe sezon zgjedhore në Evropë, veçmas në Gjermani dhe Francë. Po ashtu e kemi edhe krizën politike në Serbi. Kështu që nuk janë vetëm zgjedhjet në Kosovë por edhe situatat në shtetet të tjera që ndikojnë në këtë proces. Mirëpo pritet që së shpejti të ketë lëvizje nga Komisioni Evropian. Shpresojmë që kanë reflektuar dhe se do të ketë një propozim më realist për zbatimin e marrëveshjeve(Kosovë-Serb)”, tha Seb Bytyqi, Analist.

    Politologu, Artan Muhaxhiri është më skeptik se mund të ketë progres në dialog gjatë kësaj periudhe. Sipas tij, Kosova por as Serbia s’mund të marrin vendime të mëdha për një kohë të caktuar deri në konsitutimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe tejkalimin e krizës politike në Serbi.

    “BE-ja i ka binarët me të cilët ecë me inercion, pra s’mund të ketë ndryshime të mëdha. Por një faktor i ri që do të ketë ndryshim është administrata Trump e cila ka dëshmuar një interes për rajonin. Sapo të largohen nga tavolinat e diskutimeve çështja e Gazës dhe Ukrainës mendoj se një fokus do të ketë edhe Ballkani. Atëherë çdo gjë do të jetë e paparashikueshme siç është fryma politike e administratës Trump. Është humbur një rast i mirë me administratën Biden pasi ka mundur të kryhet në mënyrë elegante. Tani me Trump çdo gjë do të jetë e paparashikueshme pasi mund të ketë përfitime të mëdha por edhe humbje të mëdha”, tha Artan Muhaxhiri, Analist.

    Në takimin e fundit me emisarin e ri të BE-së për dialogun, Sorensen, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Serbia ka shkelur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, derisa ka shtuar se për të ecur përpara në dialog, Serbia duhet të nënshkruajë marrëveshjen, ta tërheqë letrën e ish-kryeministres drejtuar BE dhe ta dorëzojë kryeterroristin, Milan Radoiçiq i cili është përgjegjës për sulmin terrorist serb në Banjskë në vitin 2023.

    Lajmi Paraprak

    “Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

    Lajmi i rradhës

    Shkarkimi i prokurorit Kocevski, Fillkov: nuk varemi nga Këshilli i prokurorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë