A nisi partizimi i gjyqësorit? A u caktuan partiakisht Ristova dhe Demiri?

    Gjashtë muaj nga Qeveria e re e drejtuar nga Hristijan Mickoski! A po duken shenjat e para se as kjo përbërje s’do ta lërë pa pasur “të vetët” në gjyqësor?

    Zgjedhja e djeshme e Danka Ristovës si anëtare të Këshillit Gjyqësor është prej rasteve më të freskëta, për të cilën opozitarja LSDM tha se përbën partizim brutal dhe okupim të gjyqësorit nga VMRO-DPMNE.

    Një rast tjetër është ai i para dy ditëve, kur Kuvendi me 49 vota pro, 4 kundër dhe pa abstenim e zgjodhi Ardian Demirin për anëtar të Këshillit të prokurorëve. Ai duket të jetë i afërt me VLEN-in, pasi vetë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti më parë e ka prezantuar në rrjetet sociale si koordinator të partisë në Strugë dhe me të ka publikuar edhe fotografi.

    I pyetur për Demirin, Mexhiti në një intervistë televizive ka thënë se ai asnjëherë nuk ka bartë ndonjë pozitë të rëndësishme partiake ose qeveritare, dhe se çdoherë ka dhënë kontribut në frymën opozitare.

    Për këtë rast, por edhe për deklaratat e ish-kryetares së këshillit gjyqësor Vesna Dameva, e cila kur dha dorëheqje akuzoi për presion politik, e pyetëm në DailyClick deputetin e shumicës, Halil Snoçen, nga koalicioni VLEN. Ai tha se këto shqetësime janë legjitime dhe rikujtoi se janë zotuar se do të jenë ndryshe, e jo si qeverisja e kaluar.

    Rikujtojmë se kur VMRO-DPMNE dhe VLEN lidhën koalicion për bashkëqeverisje, një ndër postulatet kryesore ishte edhe sundimi i ligjit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Sejdiu: BDI me qëllim e ka bërë ligjin për gjuhët me mangësi, që ta përdorë në ditë të vështira

    Lajmi i rradhës

    Kostadinovski: nuk është e vërtetë se “balancuesi” është shfuqizuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë