A paraqet kërcënim për Maqedoninë e Veriut lufta në Ukrainë?

    Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erold Musliu në “360 Gradë” në Alsat i pyetur nëse ka kërcënime të drejtpërdrejta për vendin tonë nga lufta në Ukrainë, ai thotë se RMV është në NATO dhe është larg konfliktit, përcjell Nistori.

    “Kërcënim të drejtpërdrejtë, jo, për shkak se konflikti është larg, por prapëseprapë ne jemi anëtare e NATO-s. Nga perëndimi, nga jugu dhe lindja kufizohemi me shtete të cilat janë gjithashtu anëtare të NATO-s. Në veri kemi Serbinë e cila ushtarakisht është shtet neutral. Kemi edhe Kosovën, ku kemi një prezencë të madhe të KFOR-it. Në mënyrë indirekte, definitivisht ekzistojnë kërcënime. Ato janë kërcënimet hibride”, tha Musliu. 

    Musliu: Emrat kontestues të klubeve bullgare janë vepër e strategëve hibrid

    Musliu vlerëson se hapja e klubeve bullgare në vend, me emra të personave kontrovers është provokim dhe bashkëpunëtor të strategëve hibrid.

    “Konkretisht, rreth shoqatave bullgare, unë mund të them se e trajtoj nga aspekti i provokimit dhe në interes të strategëve hibrid, të cilët nuk heqin dorë që të pengojnë apo ngadalësojnë rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, kjo nuk ndikon aspak në raportet mes dy shërbimeve të zbulimit”, deklaroi Erold Musliu, drejtor i Agjencisë së Zbulimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ky dimër do të jetë i vështirë edhe për teatrot në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Pakoja për mbështetjen e energjisë elektrike do të jetë një lajm pozitiv

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë