A po braktiset Ohri nga shqiptarët?

    Në qytetin e Ohrit nëpër institucionet shtetërore nuk po përdoret gjuha shqipe, as tabelat nuk janë në shqip, madje nuk ka as shkollë të mesme shqipe.  Profesori Osman Osmani thotë se  si rezultat i kësaj, shumë qytetarë janë shpërngulur dhe se në krahasim nga e kaluara numri i nxënësve shqiptarë ka rënë dukshëm.

    “Numri i nxënësve ishte shumë mëi madh, kishte momente kur numri i kalonte 100, pra 3 ose 4 paralele në gjuhën shqipe që regjistroheshin, por me kalimin e kohës filloi edhe pakësimii numrave të nxënësve dhe tani kemi 30 nxënës.Ndoshta shkak është shpërngulja jashtëtrojeve për një jetë më të mirë.Pakësimi i lindjeve dhe elementi i egjiptianëve pas  demonstrative të 81-shës  kur filloi numri i nxënësve  tëpakohet shumica prej tyre u orientuan të mësojnë në gjuhën maqedonase, sigurisht aty kishte gisht edhe shteti”, tha Osman Osmani, profesor.

    Banorët shqiptarë të Ohrit kanë insistuar prej kohësh që në gjimnazin e Ohrit të hapet ta paktën një paralele në gjuhën shqipe, por kanë hasur në vesh të shurdhur.

    “Ishim një grup aktivistësh që kërkonim në shkollë një paralele të shkollës së mesme të Strugës të hapet edhe në Ohër, meqë kushtet ishin mëpërpara më të vështira, unë isha këmbëngulës në atëpikëpamje, por për disa punë duhet angazhim më të lartë, dhe ne nuk arritëm”, tha Xheladin Emini, shkrimtar.

    Esat Asllani shprehet i revoltuar se Marrëveshja e Ohrit nuk po realizohet në disa qytete ku ka shqiptarë.

    “Të gjithë qytetarët janë të revoltuar nga ajo që ndodhi pas Marrëveshjes së Ohrit që kishim të drejta me mbi 20% shqiptarë, ajo nuk u realizua edhe nëpër qytet tjera Ohër, Resnjën, Prilepin na lan anësh, ka shqiptarë tëmjaftueshëm dhe numër tëmjaftueshëm por nuk na lanë ta kemi gjuhën zyrtare në nivel republikan”, tha Esat Asllani.

    Sipas regjistrimittë vitit 2002 në Ohërjetonin 2,959  shqiptarë, por se sa kanë mbetur kjo mund të shihet në rezultatet e regjistrimit të vitit që lamë pas. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Lefkov: Tenderë të dyshimtë në Gazi Babë nga ish-kryetari i komunës

    Lajmi i rradhës

    Djegia e kontejnerëve rrezikon zonat urbane, zjarrfikësit apelojnë për kujdes me djegien e mbeturinave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë