A po e ndryshon Zvicra politikën neutrale shkaku i pushtimit rus në Ukrainë?

    Samiti i ardhshëm i paqes për Ukrainën, gjoja oferta më ambicioze në vite nga Zvicra neutrale, thuhet se tregon se si interesat ekonomike e të sigurisë zviceriane përputhen me Evropën Perëndimore.

    Kjo është pikëpamja e dy avokatëve zvicerianë, bashkëpunëtorë të ngushtë me fuqitë perëndimore, të cilët thonë se Zvicra po e braktis traditën e saj neutrale.

    Por, Ministria e Jashtme zviceriane tha se neutraliteti i Zvicrës “është i vazhdueshëm” dhe nuk do të ndikohet nga konferenca, shkruan Reuters.

    “Por të jesh neutral nuk do të thotë të jesh indiferent. Zvicra dënon fuqishëm agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Jashtë sferës ushtarake, e drejta për neutralitet nuk pengon solidaritetin dhe mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj”, shtoi ministria.

    Bëhet e ditur se samiti do të përqendrohet në çështje me interes global si siguria bërthamore, liria e lundrimit, sigura ushqimore dhe çështjet humanitare.

    Edhe pse Rusia nuk është e ftuar, Zvicra thotë se ajo duhet të përfshihet në proces.

    Madje, Berni u ka kërkuar mbi 160 delegacioneve t’u bëjnë presion për pjesëmarrje edhe aleatëve rusë duke përfshirë Kinën, e cila thuhet se ende po e shqyrton pjesëmarrjen.

    Ndryshe, mbështetja evropiane për samitin po forcohet, me kancelarin gjerman Olaf Scholz që ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, dhe liderë të tjerë nga Spanja, Polonia e Finlanda. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

    Lajmi i rradhës

    Zbuloni sa sheqer duhet të shtoni në kafe, kjo është sasia ditore e rekomanduar nga OBSh!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë