A po i kushtëzon Mickoksi partitë shqiptare për 20%?

    A po i kushtëzon Hristijan Mickoksi partitë shqiptare, për heqjen e termit 20% nga kushtetuta, me heqjen të badenterit dhe balancuesit? Lideri i VMRO-DPMNE-së vazhdon ta përsëritë fjalinë e njëjtë se nëse flasim për përqindje të flasim edhe për badenterin dhe balansuesin. 

    “Nëse vazhdojmë të flasim për përqindje dhe kuota, të flasim për badenter e balancer, regjistrimi radhës kam frikë se do të jetë edhe 200-300 mijë qytetarë, regjistrimin tjetër edhe 200-300 qytetarë më pak dhe Maqedonia do të shndërrohet në shtet i disa familjeve të pasura, por fatkeqësisht do të jetë e zbrazur”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    E për Mickoskin përgjigje ka Ziadin Sela nga ASH.  Ai tha se nëse s’ka badenter, atëherë ka parlament dy dhomësh.

    “Në qoftë se më pyetni për heqjen e definicionit 20% dhe Maqedonia të definohet si shtet në të cilën janë dy gjuhë zyrtare, shqipja dhe maqedonishtja, po, dhe unë përshëndes çdo politikan i cili është i gatshëm dhe të ulemi të bisedojmë për këtë temë. Për temat tjera të cilat ju i hapni bandenterin ose balancerin. Në qoftë se ndonjë aktor politik ka në mendje ndonjë mekanizëm tjetër që ndal majorizimin dhe që është më efikas se badenteri, po ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Bile ne kemi propozim, nëse s’ka badenter, ka parlament dy dhomash, tha Ziadin Sela, Kryetar i Ash-së.

    Artan Grubi nga BDI Për TV21 tha se temat për heqjen e badenterit dhe balancuesit janë tema që duhet trajtuar me kujdes të veçantë.

    “Janë çështje shumë serioze dhe substanciale të frymës dhe letrës së Marrëveshjes së Ohrit të cilat parandalojnë margjinalizimin dhe mbivotimin e komuniteteve tjera nga shumica në Kuvend. Barazia e plotë dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet trajtuar me kujdes të veçantë çdo dite dhe me përkushtim të madh”, tha Artan Grubi nga BDI.

    Ndërkohë që kreu e integrsitëve, Ali Ahmeti në një deklaratë të dhënë ditë më për RTV21 deklaroi se heqja e 20% është çështje kohe dhe me këtë tashmë po pajtohen edhe partitë maqedonas.

    Lajmi Paraprak

    Diaspora ka frikë se do të përjashtohet nga proceset politike

    Lajmi i rradhës

    Fotografi që “do të sjellin valë qetësie në trurin tuaj”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë