A po jetojnë më mirë banorët e Likovës? Arifi: Kemi buxhet të limituar

    A jetojnë më mirë qytetarët e Likovës që nga zgjedhjet e fundit? Kryetari i komunës, Erkan Arifi tha se kanë një buxhet të limituar, sidomos për investimet infrastrukturore ku përmendi shifrën prej 1.4 milionë eurove. Arifi tha se aplikojnë në çdo thirrje të ministrive dhe kanë fituar projekte konkrete, përcjell Nistori.

    “Ne kemi një buxhet të limituar për projekte infrastrukturore, diku rreth 1.4 milionë euro për investime që i realizojmë se ata që janë të planifikuara dhe realizimi, dallojnë”, tha Arifi në Daily Click.

    Plani i Qeverisë për të ndihmuar komunat, Arifi: Komuna e Likovës ka aplikuar me tre projekte, i takojnë rreth 900 mijë euro

    Arifi foli për mjetet që do të ndahen nga Qeveria si ndihmë për komunat, ku Arifi tha se, sipas metodologjisë që është vendosur, komunës së Likovës i takojnë rreth 900 mijë euro. Në këtë grand, Arifi bërë të ditur se kanë aplikuar me tre projekte.

    “Ne si komunë kemi aplikuar me tre projekte, në konsultim me Ministrinë e Pushtetit Lokal ku atje kanë caktuar një metodologji që për kokë banori të shpërndahen mjetet. Komunës së Likovëa i takojnë diku rreth 900 mijë euro dhe trupat punues nga administrata komunale dhe nga Ministria e Pushtetit Lokal, në konsultim të përditshëm, kemi aplikuar me tre projekte; rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugës lokale nga fshati Orizare-Sllupçan dhe deri në dalje në dalje të fshatit Sllupçan. Kemi aplikuar për projektin e dytë, rregullimin e shtratit të lumit të fshatit Orizare me çka parashihet të mbrohemi nga vërshimet, të rregullohen edhe trotuaret dhe ndriçimi publik. Dhe projekti i tretë, ka të bëjë me ndërtimin e fushës se sportit multifunksionale në shkollën fillorë komunale “5 Tetori” në fshatin Ropancë”, shtoi Arifi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A bëri thirrje Clinton për burgosjen e atyre që shpërndajnë lajme të rreme?

    Lajmi i rradhës

    Shoqëria dhe “kriza e turpit” moral

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë