A shkon Ziadin Sela pas hapave të Menduh Thaçit?!

    Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela mbrëm në emisionin “Rruga drejt” tregoi se do të jetë kandidat i vetëm i kësaj partie në kongresin e radhës që do të mbahet më 27 mars. Kjo nuk përjashton interpretimet se partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë sulltan – parti! Megjithatë Sela nuk pajtohet me këtë dhe shprehet se subjekti i tij politikë është një ndër subjektet më liberale dhe më demokratike në vend.

    “Statuti i ASH-së është ndër më liberalët dhe më demokratikët në vend, mund ti merrni dhe ti studioni. ASH-ja kufizon mandatin e kryetarit të partisë në dy mandate, ASH-ja ka legjitimuar fraksionin brenda për brenda partisë, pa çka që deri sot askush nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë…ASH-ja kur nuk e ka ndal fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe brenda për brenda saj. ASH-ja nuk ka anatemuar as një anëtar i cili mund të ketë thënë një mendim ndryshe edhe aty ku nuk është vendi. Unë si kryetar partie në detyrë akoma, kam bërë thirrje çdo anëtari që do të jetë edhe kryetar partie, të garoj, të shpreh kandidaturën dhe të konkurroj”, tha Sela.

    I pyetur nëse Ziadin Sela shkon pas hapave të Menduh Thaçit, ai me përgjigje se asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësia. Ndërkohë që u shpreh se në qoftë se do të zgjidhet për kryetar të ASH-së në kongresin e së dielës, ky do të jetë mandati i tij i fundit, sepse statuti i partisë nuk lejon më shumë se dy mandate.

    “Unë jam kryetar partie në shërbim të anëtarësisë, dhe nga ana tjetër unë nuk kam mbledh nënshkrime për të garuar, çështje tjetër është se cili ka qenë këndvështrimi imë. Unë në jetë nuk i kam ikur kur përgjegjësisë dhe nuk do t’i iki përgjegjësisë”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

    Sela ndër të tjera mohoi zërat për përçarje brenda radhëve të partisë së tij. Ai me këtë rast nënvizoi raportet tija me kryetarin aktual të Gostivarit, Arben Taravari, duke theksuar se ndonjëherë kanë edhe mendime ndryshme, dhe se kjo është pjesë e demokracisë.

    “Nga 2017 po e ndajnë Arbenin dhe Ziadinin, jo, dhe vazhdon, është e njëjta logjikë, është e njëjta kuzhinë që i përgatit këto gjëra, por sido që të jetë, ne i kemi raportet e shkëlqyera partiake. Nuk është se ja bëjmë qejfin njëri tjetrit çdo herë, por edhe debatojmë, jo vetëm me Arbenin por me gjithë anëtarët edhe të kryesisë së ngushtë dhe më gjerë. Natyrisht që këto momente subjektet politike i bëjnë edhe më të pjekura dhe më të organizuara dhe i bëjnë edhe më të forta”, deklaroi Ziadin Sela.

    Poashtu theksoi se ai dhe subjekti i tij politikë do të vazhdojnë të angazhohen për barazi të tërësishme të shqiptarëve. Sela madje nënvizoi se do të angazhohen edhe për ndryshime kushtetuese që njëherë e përgjithmonë në kushtetutë të potencohet se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.

    “Vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë të barazisë së tërësishme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në nuk mund të themi se është gjithçka në rregull për sa kohë që ne trajtohemi si shifra dhe të përkohshëm. Ndryshimet kushtetuese, pjesë kryesore e atyre ndryshimeve kushtetuese duhet të hiqet definicioni për përdorimin e gjuhës shqipe dhe të potencohet që gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe, në mënyrë që të mos hapen dhe debate të tipit të cilat po i dëgjojmë çdo ditë. Dhe ne kur s’kemi qenë të luhatshëm nga ky segment dhe këtë e kemi dëshmuar edhe kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Jemi subjekti i vetëm politik shqiptarë që arriti me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës të ndryshoj diçka tjetër nga ajo që ishte e parapara me Marrëveshjen e Prespës, fjalinë e parë të preambulës”, deklaroi Sela.

    Lajmi Paraprak

    Dorëzohet Beogradi, caktohen katër komuna në Serbi ku do të votojnë serbët e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Ankohen bujqit – Lufta në Ukrainë godet sektorin e bujqësisë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë