AAA: Ahmeti dhe Grubi e kanë lënë gjuhën shqipe “gjuhë e avancuar e minoritetit”

    Komunikata e plotë e Alternativës për Nistorin:

    Afrim Gashi ia shkruan letrat shtetit në gjuhën zyrtare të Ali Ahmetit e Artan Grubit.

    E nëse dikush dëshiron ta dijë se cila është kjo gjuhë, le t’ia shkruajë një letër Talat Xhaferit në gjuhën shqipe e le ta dorëzojë në arkivin e Kuvendit që ta shohë se a ia protokollojnë.

    E kam thënë shumë herë, ndërsa sot po e përsëris: Ali Ahmeti e Artan Grubi e kanë lënë gjuhën shqipe “gjuhë e avancuar e minoritetit”.

    Prandaj, shqipja në Maqedoninë e Veriut është gjuhë e përkthyer dhe jo gjuhë në të cilën komunikon shteti. Nëse dikush mendon se është ndryshe, e sfidoj në debat publik.

    Nejse, se e bëna çështje shumë serioze – ata që e ka mendjen te kazinotë e bixhozit e te Soravia e nipçes së Zajazit nuk mund në të njëjtën kohë të merren edhe me gjuhën shqipe.

    Lajmi Paraprak

    Sfida e rrezikshme e deodorantëve | Adoleshentët po dëmtojnë veten për një video në TikTok

    Lajmi i rradhës

    Çmimi i pranimit të anëtarëve të rinj në BE mund ta ulë entuziazmin për zgjerim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë