AAA: fatkeqësisht RMV nuk gjeti kurajo që ta mbështesë rezolutën e OKB-së për armëpushim në Gaza

    Sipas Alternativës, Maqedonia e Veriut nuk gjeti kurajë që ta mbështesë rezolutën në OKB për armëpushim në Gaza. Kundrejt 14 votave kundër dhe 45 abstenimeve, për fat të keq Maqedonia e Veriut nuk gjeti kurajë që ta mbështesë këtë rezolutë, përcjell Nistori.

    “Kjo është arsyeja që AlternAtivA të deklarojë se distancohet nga kjo votë e Maqedonisë së Veriut dhe e gjykon si votë kundër paqes, armëpushimit dhe ndihmës humanitare për civilët e rrezikuar në Rripin e Gazës. Meqë e dimë se kjo është bërë me udhëzim të Ministrisë së Jashtme, kjo edhe njëherë na bind se ministri i Jashtëm dhe subjekti që ai e përfaqëson, por edhe në përgjithësi kjo qeveri, në emër të servilizmit, është në gjendje të jetë edhe kundër paqes dhe në mbështetje të dhunës dhe të luftës.

    Ndryshe, Alternativa e ka përshëndetur miratimin e kësaj rezolute, të cilën e kanë votuar edhe shtete si Franca, Belgjika, Zvicra etj., dhe bën thirrje që edhe në Rripin e Gazës të ndalen luftimet dhe t’i jepet shans dialogut dhe bisedimeve. Jeta e civilëve është mbi secilin interes politik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Volejbollistja Erjona Jonuzi realizon ëndrrën për çmimin MVP 

    Lajmi i rradhës

    Samir Sadiku, shqiptari nga Velesi që fitoi në UFC Fightpass (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë