Abazi: Në asnjë moment nuk është diskutuar ndryshimi i emrave të rrugëve

    Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit nënkryetare e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi ka mbajtur konferencë për media në lidhje me akuzat se mbështet ndryshimin e një vendimi më 30 mars të këtij viti për ndërrimin e emrave të disa rrugëve, përkatësisht që ato rrugë të mos mbajnë emra shqip apo të figurave shqiptare, njofton Nistori.

    Abazi deklaroi, se në asnjë moment nuk është diskutuar ndryshimi i emrave dhe është regjistri Qendror i Qeverisë LSDM-BDI i cili i bllokon për shkak shkeljeve të rregullave.

    “Nga kjo shihet qartë se ky dokument nuk është valid. Ky dokument sot e kësaj dite ka mbetur në Regjistrin Qendror të Qeverisë LSDM-BDI.Pra këtu kemi një ngërç, të cilën qeveria lokale e atëhershme LSDM-BDI kishte sjellë vendim, dhe i cili vendim sot stopohet prej pushtetit qendror. Ne duam që këtë propozim ta bëjmë real, ngase nuk është i tillë, dhe i ngjan më tepër si ato shkollat që kishin vite me rradhë që kishin dy emra, njërin në dokument dhe njërin që e thonim mes nesh.” – theksoi Abazi.

    Ajo shtoi se në asnjë moment në ASh nuk është diskutuar përmbajtja e dokumentit dhe nuk do të lejojnë që të bëhet ndryshime në emërtimin e tyre, por kjo si e tillë është joligjore dhe nuk është praktikuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mijallkovi lirohet nga burgu

    Lajmi i rradhës

    Përkujdesja dhe ujitja e bimëve të shtëpisë në dimër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë