Mijallkovi lirohet nga burgu

    Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e mbrojtjes për paraburgim të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkovit, të caktuar në rastin “Parcelat në Vodno” dhe ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, përcjell Nistori.

    Sasho Mijalkov, pak më herët është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar Gjykata e Apelit, ku thonë se kanë pranuar ankesën e vendimit të Gjykatës Penale, e cila i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për rastin “Parcelat në Vodno”.

    Kjo vjen pasi Gjykata e Apelit ka pranuar edhe garancinë se nuk do të arratiset Mijalkov, i cili ishte në një pronë prej 11 milionë eurosh. Ai është në paraburgim që nga shkurti i këtij viti për çështjen Trezor, ndaj vendimi i javës së kaluar nënkuptonte se ai do të lirohej.

    Mirëpo, të njëjtën ditë, prokurorja Lile Stefanova kërkoi paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno”, në të cilin po gjykohet edhe Mijalkovi dhe Gjykata Penale e Shkupit e miratoi.

    Mijallkovi ka dy dënime të pavlefshme gjithsej 20 vite burg dhe disa procese gjyqësore në vazhdim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbeturinat organike sjellin para, por në RMV përfundojnë pa nevojë në deponi

    Lajmi i rradhës

    Abazi: Në asnjë moment nuk është diskutuar ndryshimi i emrave të rrugëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë