Abdylfeta Alimi falet pjesërisht nga Stevo Pendarovski (Dokument)

    Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë vendim që të fal persona të dënuar. Në listë gjendet emri i Abdylfeta Alimit, anëtarë i sigurimit të Kuvendit i cili është dënuar për ngjarjet e 27 prillit, e për të cilin kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dëshmonte se i ka shpëtuar jetën. Lista e të falurve është nënshkruar dje nga presidenti ndërsa sot është publikuar në Gazetën Zyrtare.

    Personi Aleksandar Petrovski është liruar plotësisht nga vuajtja e mëtutjeshëm e dënimit me burg. Nga vuajtja e dënimit me burg janë liruar pjesërisht edhe Abdylfeta Alimi (8 muaj), Nexmedin Matoshi (4 muaj), Dimitar Mishkov (3 muaj) dhe Xhafer Nebija (5 muaj).

    Ndryshe, Alimi është i dënuar me 6 vjet për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Ai gjatë gjykimit thoshte se ka vepruar sipas urdhrave të hierarkisë. Gjatë gjithë kohës së procesit gjyqësorë, kreu i ASh-së, Ziadin Sela e kishte përkrahur Alimin duke thënë se i kishte shpëtuar jetën natën e 27 prillit, kur u rrah dhe u la pa ndjenja nga turma që sulmoi Kuvendin.

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE

    Lajmi i rradhës

    Edhe në Shqipëri ndalohet përdorimi i qeseve plastike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë