Kurti: Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE

    Foto: AFP

    “Kosova do të aplikojë sivjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

    Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti, në një intervistë dhënë televizionit zviceran, Blick.

    Tutje kreu qeveritar tha se shpreson që po këtë vit edhe pesë shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur deri me tani Kosovën të ndryshojnë qëndrim.

    “Ne jemi në kontakt me shtetet mos njohëse. Katër nga ato janë edhe në NATO: Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania. E edhe Qipro që është pjesë e Bashkimit Europian por jo edhe e NATO-s. Shpresoj që këtë vit këto vende të bëjnë hapin e madh drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe t’i bashkohet shumicës së vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, shtoi kryeministri.

    Kurti theksoi se do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO.

    Ai përmendi edhe pjesëmarrjen e Kosovës vitin e kaluar në “Defender 2021” me shtetet anëtare të NATO-s.

    “Kosova ka marrë pjesë në “Defender 2021” nga marsi deri në qershor me 330 ushtarë dhe jemi në mesin e vendeve nikoqire. Përderisa Serbia ka marrë pjesë së bashku me Rusinë në “Slavic Shield” në mesin e tetorit të vitit të kaluar”, deklaroi Kurti.

    Lajmi Paraprak

    A mundet përdorimi i vitaminës D të parandalojë Alzheimerin?

    Lajmi i rradhës

    Abdylfeta Alimi falet pjesërisht nga Stevo Pendarovski (Dokument)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë