“Abetarja e përbashkët që po unifikohet në Shqipëri dhe Kosovë do të mbërrijë edhe në Maqedoni”

    Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ka qenë i ftuar në “ClickPlus” ka folur për arsimin e këtyre viteve që e ka udhëhequr BDI-ja. I pyetur pse nuk kanë lejuar mediat ditën e inaugurimit të shkollës së shumëpërfolur në Bllacë, ai u përgjigj se ka qenë një lëshim nga ana e kabinetit të tij dhe se ai personalisht nuk ka qenë dakord, por e pranon se kanë gabuar të gjithë.

    “Unë kam gabuar dhe stafi i ministrisë ka gabuar për atë gjë. Ne premtuam se do t’i ftonim të gjitha mediat në inagurimin, por ka qenë një lëshim teknik i kabinetit. Nëse nga kabineti kanë kërkuar tjetër gjë, për mua kanë gabuar edhe kaq”- tha ministri Shaqiri.

    Regjistrimi online në arsimin e mesëm ka funksionuar, shkollat profesionale më të kërkuarat

    “Për herë të parë këtë vit është bërë regjistrimi online në shkollat e mesme. Ishte shumë i rëndësishme sepse u regjistrua i njëjti numër që është regjistruar një vit më parë, që në afatin e parë të tij. Numri i të regjistruarave është gati i njëjti numër i regjistruar një vit më parë. Sipas listës preliminare janë regjistruar mbi 15 mijë nxënës nëpër shkollat e mesme dhe ato profesionale. Nesër dhe pasnesër është edhe afati i dyti i regjistrimit. Në shkollat kemi gati dyfish më të regjistruar në shkollat profesionale sesa në gjimnaz. Kjo erdhi si rezultat i një fushate të madhe për të sensibilizuar nxënësit të regjistrohen në shkollat e mesme.” – tha ministri Shaqiri.  

    Shaqiri: Do të jemi pjesë e rrugëtimit për abetaren e përbashkët

    Shaqiri paralajmëroi në emisionin “ClickPlus” se abetarja e përbashkët që po unifikohet në Shqipëri dhe Kosovë do të mbërrijë edhe në vendin tonë.

    “Do të jemi pjesë e atij rrugëtimi për abetaren e përbashkët. Që do të thotë se do të jetë edhe në vendin tonë abetarja e përbashkët. Të dyja shtetet, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës, kanë bërë thirrje për botimin dhe paraqitjen e autorëve të cilët kanë konkurruar, janë në procedurë.  Pas publikimit të abetares atje së përbashkët, dhe më pas do të futet edhe në sistemin tonë arsimor”- deklaroi Shaqiri.  

    Deri më sot nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Bullgaria për ndryshimin e teksteve shkollore

    “Kam pasur kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit të Bullgarisë, kemi firmosur edhe një memorandum bashkëpunimi. Deri në këto momente nuk kemi marrë asnjë kërkesë për ndryshimin e teksteve shkollore nga ana e Ministrisë së Arsimit në Bullgari. Ashtu siç dihet është ngritur një Komision i Historisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, por deri tani nuk ka ardhur asnjë kërkesë ndryshimi nëpër libra, aq më shumë në librat e historisë”- shtoi Shaqiri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Ballkani Perëndimor i ekspozuar ndaj kërcënimeve”, Raporti i ShISh

    Lajmi i rradhës

    QShP: Uji i “Banjës” në Tetovë tani është i pijshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë