Absolventët e UT-së sot hodhën kapelat

    U mbajt sot në Universitetin e Tetovës ceremenonia tradicionale e “hudhjes së kapelave” të absolventëve të këtij viti.

    Absolventët e 13 fakulteteve që po përfundojnë arsimin e lartë u prezantuan para familjarëve dhe të ftuarve në ceremoninë e cila përfundoi në mënyrë tradicionale me hedhjen e kapelave në ajër.

    “Kur i hidhni kapelet tuaja si simbol i përfundimit me sukses të këtij cikli jetësor, mbani mend se ju jeni shpresa dhe e ardhmja e këtij populli, që i dha jetë këtij Universiteti. Dhe nesër, kur të vini në jetë njohuritë që keni marrë gjatë studimeve, nderoni veten, familjen dhe këtë tempull të dijes duke bërë vepra të mira në shërbim të komunitetit. Ju do të jeni gjithmonë zëri ynë që depërton në mendjen e brezave të rinj, duke kultivuar dijen dhe mbjellë dashurinë për të. Ju do të jeni ata që do të na bëni më të suksesshëm sepse suksesi i një universiteti matet me të arriturat e studentëve të tij”, tha në fjalën e tij rektori Kushtrim Ahmeti para studentëve të diplomuar.

    Lajmi Paraprak

    BDI i quan shpifje akuzat e Visar Ganiut kur tha se është kërcënuar me jetë

    Lajmi i rradhës

    Shtohen thirrjet për konsensus për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë