Ademi: BDI shqyrton opsionin që të shkojë e vetme në zgjedhje

    “Sërish duhet dialog” – Arbër Ademi thotë se anëtari i KShZ-së nuk duhet jetë partiak

    Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në TV21 ka deklaruar se anëtari i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor nuk duhet të jetë partiak dhe se për zgjedhjen e tij, sërish do të duhen 2/3 e votave të deputetëve.

    “Anëtari i përzgjedhur, pa marrë parasysh se nga kush propozohet nuk duhet të jetë anëtar i ndonjë partie politike, pjesë e organeve të ndonjë partie politike. Unë shpresoj se ky ngërç do të zgjidhet. Do të duhet dialog, do të nevojitet që të ulemi pa marrë parasysh se cili do të jetë emri që do të propozohet nga opozita”, tha Ademi.

    Ndërkaq gjatë ditës seanca e Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, për anëtarin e KShZ-së, është zhvilluar në atmosferë tensionuese. Pas shumë polemikave, është sjell vendim që të gjithë kandidatët të shkojnë në seancë plenare.

    ASh e vetme në zgjedhje, a do të ketë Front europian? Ademi: BDI shqyrton të gjitha opsionet

    Partia në pushtet, Aleanca për Shqiptarët tashmë është e qartë se nuk do t’i bashkohet Frontit europian dhe në zgjedhjet e radhës parlamentare, do të shkojë e vetme. Për këtë është pyetur deputeti i BDI-së, se a do të ketë Front europian?

    Deputeti i integristëve shtoi se BDI është duke shqyrtuar të gjitha opsionet.

    “Në mbledhjen e fundit, me unanimitet të plotë është autorizuar kryetari (Ali) Ahmeti që të vazhdojë bisedimet, kontaktet me të gjitha partitë politike për koalicionime eventuale dhe për pjesëmarrje në zgjedhjet të cilat janë të dyfishta në këtë rast, edhe presidenciale edhe parlamentare. Të gjitha opsionet janë të hapura, që nga opsioni që BDI të del e vetme në zgjedhje deri tek opsioni që të jemi pjesë e ndonjë koalicioni”, potencoi më tej Ademi.

    “BDI nuk ka hequr dorë dhe po bën maksimumin” – Arbër Ademi për ndryshimet kushtetuese

    Ademi, deputet i BDI-së është shprehur optimist se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin. Ai madje thotë se për t’u realizuar kjo, ka kohë deri në zgjedhje – më 8 maj të vitit 2024.

    “Ne si parti e përgjithshme politike në vend me orientim të qartë pro-europian, nuk kemi hequr dorë dhe po bëjmë maksimumin që deri sa të jetë kjo legjislaturë. Zgjedhjet janë paraparë për 8 maj (2024). Kemi muaj përpara, mjafton që të ekzistojë vullnet politik”, u shpreh Ademi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Borell: BE-ja do të sigurojë dy milionë euro për qëndrueshmëri më të madhe të RMV, Shqipërisë dhe Malit të Zi

    Lajmi i rradhës

    Pensionimet arrijnë rekord në 2022, po vitet e ardhshme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë