Borell: BE-ja do të sigurojë dy milionë euro për qëndrueshmëri më të madhe të RMV, Shqipërisë dhe Malit të Zi

    Një nga rezultatet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor do të jetë njoftimi se do të sigurojmë gati dy milionë euro shtesë për të forcuar qëndrueshmërinë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi, tha Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Unionit, Zhozep Borell para fillimit të takimit të kreut në Bruksel, përcjell Nistori.

    “Gjatë këtij viti kam udhëtuar shumë në rajon. Kemi mbajtur Këshillin e Asociimit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe ne duhet të vazhdojmë të angazhohemi më shumë me ta, veçanërisht në rritjen e qëndrueshmërisë ndaj sulmeve kibernetike dhe formave të reja të luftës”, tha Borell.

    Siç raportoi korrespondenti i AIM nga Brukseli, ai ka theksuar se jetojmë në një mjedis të vështirë, sfidues dhe të rrezikshëm dhe kjo ndikon në BE, në fqinjësinë e saj dhe në Ballkanin Perëndimor, andaj procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet.

    “Është garancia jonë më e rëndësishme e sigurisë dhe mënyra jonë më e rëndësishme për t’u bërë partnerë”, theksoi Borell.

    Sipas tij, nga perspektiva e politikës së jashtme, BE-ja duhet të mbështesë ato vende nga Ballkani Perëndimor që janë më në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, sepse prej saj varet rezistenca e tyre ndaj sfidave të sigurisë.

    “Gjërat po lëvizin – ngadalë, por lëvizin. Dhe ne duhet t’i shtyjmë të vazhdojnë në këtë rrugë, sepse është e vetmja mënyrë që ata të kenë një perspektivë të qartë evropiane”, tha Borell.

    Lajmi Paraprak

    Zaevi mbron Angjushevin: ka punuar mirë në qeverisjen time

    Lajmi i rradhës

    Ademi: BDI shqyrton opsionin që të shkojë e vetme në zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë