Ademi: Kemi botëkuptime të njëjta me Alternativën

    Koordinatori i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arber Ademi, në emisionin “Rruga Drejt”, ka folur në lidhje me bashkëpunimin që do ta kenë me Alternativën, e cila gjithmonë ka qenë kundër një bashkëpunimi me partinë e Ademit.

    Ai ka thënë se për ta asgjë nuk është e re, sepse BDI, sipas Ademit çdoherë ka bërë thirrje drejtuar forcave progresive në vend të përfaqësuara në kuvend, që të japin kontribut dhe të ndajnë përgjegjësi me shumicën parlamentare.

    “Alternativa në qeveri tash do të jetë, por nuk është asgjë e re, edhe në mandatin e kaluar ka qenë në qeveri, dy vite bashkë kemi qeverisur. Sigurisht ndodhë që gjatë fushatave zgjedhore partitë e caktuara politike të kenë një zhagron të ashpër ndaj BDI-së, dhe mendoj se kjo i përket fushatës zgjedhore, i përket partive politike sepse ne jemi të interesuar maksimalisht që të ndajmë përgjegjësi me të gjitha forcat progresive të përfaqësuara në kuvend, vetëm e vetëm që të realizojmë atë që është interes i qytetarëve”, u shpreh Ademi.

    “Me Alternativën nuk kemi botëkuptime të ndryshme sa i përket këtyre përcaktimeve madhore strategjikë, pra Alternativa mbështet anëtarësimin e vendit në NATO, ku tashmë jemi anëtar i saj, është maksimalisht e përkushtuar që të anëtarësohemi në Bashkimin Europian, nuk kam dëgjuar diçka kundër rreth marrëveshjes së Ohrit e po ashtu nuk kam dëgjuar diçka kundër sa i përket politikave zhvillimore”, ka theksuar Ademi.

    Lajmi Paraprak

    Dauti: Kjo qeveri ka shkaktuar përveç të tjerash edhe krizën e moralit politik

    Lajmi i rradhës

    Një hetim ndërkombëtar, shpresë për rastet “Monstra” e “Kumanova”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë