Ademi: Maqedonia nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë nga konflikti Rusi-Ukrainë

    Deputeti i BDI-së Arbër Ademi i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, për të biseduar rreth ndikimit të krizës ukrainase në ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha se qytetarët dhe opinioni me të drejtë janë të shqetësuar, por sipas tij Qeveria mirë po e menaxhon situatën. Ademi me këtë rast nënvizoi pakon e masave të miratuara një ditë më parë nga Qeveria.

    “Tash invazioni dhe veprimet ushtarake në Ukrainë, sigurisht që po e rëndojnë situatën ekonomike, kemi një destabilizim ekonomik në gjithë kontinentin evropian por dhe më gjerë….Të gjitha çështjet që po i ngitni dhe të cilat një pjesë e opinionit po i ngrit janë legjitime. Do të thoja me shumë të drejtë opinioni, qytetarët ngrisin çështjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me gjendjen e tyre financiare dhe këtij shoku të çmimeve me të cilat po përballemi. Por megjithatë do të thoja se situata tek ne po menaxhohet mirë”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

    Ai deklaroi se, mjafton të shikojmë pakon e 26 masave që u miratuan pardje në Qeveri, një pjesë e të cilave do të vij në Kuvend.

    Lajmi Paraprak

    Pallatet mbretërore më përrallore në Europë

    Lajmi i rradhës

    Panovski: Nëse është e nevojshme, nuk e kam problem të vaksinohem edhe me dozën e katërt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë