Panovski: Nëse është e nevojshme, nuk e kam problem të vaksinohem edhe me dozën e katërt

    Nëse gjendja me vdekshmërinë dhe të shtruarit mbetet e qetë, rekomandimi i vetëm do të jetë vaksinimi, tha mikrobiologu dhe mjeku Nikolla Panovski në mbrëmë në “Klan Debat”, përcjell Nistori.

    “Për shembull, nuk e kam problem të marr dozën e katërt, nëse është e nevojshme. Ndoshta do të jetë dikush që do të mbrojë nga të gjitha variantet, sepse tashmë po marrim të reja”, shtoi ai.

    Sipas tij, fatkeqësisht kemi raste që edhe me dy doza na largohen nga kjo botë.

    “Disa nuk erdhën për të marrë një dozë të tretë. Me siguri janë të sëmurë kronik. Është e turpshme të kërkosh nga Ministria e Shëndetësisë të thotë se me cilën vaksinë janë imunizuar të ndjerit. Kjo krijon panik. Ndër rreshta e di se cilat vaksina kanë qenë më pak mbrojtëse”, shpjegon doktor Panovski dhe ritheksoi se pacientët që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë kaluar kohën më të mirë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ademi: Maqedonia nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë nga konflikti Rusi-Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Rusia zgjeron sulmet në qytetet e tjera të Ukrainës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë