Ademi: Nëse vazhdohet kështu, mund të humbasim të gjithë rininë dhe fuqinë punëtore

    Analisti Visar Ademi përballë ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “CLickPlus” në TV21, tha se ne shqiptarët e kemi sipërmarrjen në ADN dhe se perspektiva e të rinjve nuk është administrata publike, por sektori privat. Ai tha se nëse vazhdohet kështu mund të humbasim të gjithë rininë dhe fuqinë punëtore.

    “Ne shqiptarët jemi njohur si sipërmarrës serik edhe në Jugosllavi edhe tani. Nuk është perspektiva në administratën publike. Ne duhet të shohim sektorin privat. Ne e kemi në ADN sipërmarrjen. Prandaj duhet t’i ndihmohet sektorit privat, të jemi vlerë e shtuar e vendeve të reja të punës, sepse po humbasim rininë, po humbasim njerëzit.”- tha analisti Visar Ademi.  

    Ndryshe, është publikuar edhe lista e të hyrave të supermarketeve për vitin 2021, ku këto të fundit kanë siguruar të paktën 700 milionë euro të hyra vetëm për vitin 2021 dhe mbi 25 milionë euro fitim.

    “Këto supermarkete që bëjnë fitime miliona, nuk duhet të shfrytëzojnë punonjësit e tyre. Nuk mund të jetë kështu. Ka tregtarë që janë dënuar me 100 mijë euro gjobë. Disa nga këto supermarkete që janë gjobitur janë në listën tuaj që keni publikuar si medium. A e dini se në disa prej këtyre supermarketeve 99% e punonjësve ishin të regjistruar me pagë minimale. 1 supermarket ka vetëm 10 pika shitje, dhe ka 10 milionë euro fitim dhe më pas nëpër dhomat e tregtisë ankohen për pagën minimale.” – tha Bekteshi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kristalina Georgieva nuk pret recesion global

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të hajë një grua për mëngjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë