Deputeti i BDI-së Arbër Ademi në TV21 foli për VLEN dhe ndryshimet kushtetuese. Ai tha se vetë e kanë thënë se nuk ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese, përcjell Nistori.
“Nuk ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese, vetë kanë thënë nga kjo karrige ku jam sot unë i ulur. A po e mbajnë fjalën? Nuk po e mbajnë”, u shpreh Ademi.
Paralajmërimi i Ahmetit se po cenohet stabiliteti / Ademi: u dhanë sinjalet e para për krizë
I pyetur për paralajmërimin e Ahmetit se po cenohet stabiliteti i vendit, Ademi u shpreh se Ali Ahmeti është burrështetas dhe dëshiron të ardhmen e këtij me perspektivë të qartë europiane, me standard më të mirë jetësor, e jo me këto folklorizma të cilët sot ndodhën, që vetëm i shkaktuan krizat e para.
“Ali Ahmeti derë më sot ka treguar se është burrështetas, edhe kur e mori vendimin për 5 minuta kur deponuan dorëheqje kolektive nga Qeveria. Ne nuk jemi duke e bërë këtë betejë për të qenë në pushtet me çdo kusht, e kemi dëshmuar. Kërkoj Mickoski para 1 viti 1 viti e gjysmë që ta lëshojmë Qeverinë, ne pas 5 minutave dolëm dhe thamë po e lëshojmë Qeverinë, të nesërmen deponuan të gjithë ministrat dorëheqje kolektive. Pse? Se Ali Ahmeti është burrështetas e dëshiron të ardhmen e këtij vendi dëshiron që ky vend të jetë me perspektivë të qartë europiane, me standard më të mirë jetësor, e jo me këto folklorizma të cilët sot ndodhën, që vetëm i shkaktuan krizat e para, për këtë kriz flet, për këtë destabilitet flet”, tha Ademi.
Ademi: FE-së duan t’ia marrin dy deputetë, kemi informacione për marrëveshje mes VMRO-VLEN-LSDM
Ademi theksoi se në mënyrë të orkestruar disa parti politike që kanë bërë marrëveshje, tentojnë t’ia marrin dy deputetë Frontit Europian, një në zonën 5 dhe në zonën 6.
“Le ta sheh e mbarë RMV këtu se çfarë po ndodhë. Po flas për informacione të sakta që i dimë njerëzit që kanë qenë në ato takime ku është bërë marrëveshja politike, t’ia marrim Ali Ahmetit dhe Frontin Europian një deputet në 6 t’ia japim VLEN-it dhe një deputet në zonën 5 t’ia japim LSDM-së ose VMRO-së, por ai i LSDM-së që është me rradhë vetëm se ka informacione se ka bërë marrëveshje me VMRO-në që nëse fiton del në atë anë. E kemi njoftuar komunitetin ndërkombëtar, SHBA-në, BE-në, NATO-n, OSBE-n, gjitha partitë politike dhe komuniteti ndërkombëtar konstatoi se zgjedhjet kanë qenë fer, të lidha dhe demokratike, flas për vendvotime ku nuk ka pasur asnjë vërejtje”, deklaroi Ademi ndër të tjera. /Nistori/