Shkarkimi i Ilir Metës, mësohen emrat e anëtarëve të Komisionit

    Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës. PS së bashku me opozitarët në ditët e fundit të mandatit të tyre i kanë hapur rrugë hetimit parlamentar për presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

    Mazhoranca në mbledhjen e grupit parlamentar ka vendosur që të miratojnë ngritjen e Komisionit Hetimor, ky kryetar do të jetë Alekt Hyseni dhe nënkryetar Myslim Murrizi. Nga të gjithë anëtarët e Komisionit, vetëm Klotilda Bushka do të jetë deputete në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit pasi të tjerët nuk kanë marrë asnjë mandat në 25 prill.

    Kryetar
    Alket Hyseni
    Nënkryetar
    Myslym Murrizi
    Sekretar
    Klotilda Bushka
    Anëtar
    Vasilika Hysi
    Elena Xhina
    Spartak Braho
    Halil Jakimi
    Nikolin Staka
    Arlind Çarçani
    Zëvendësues
    Ermonela Felaj
    Xhemal Qefalia
    Eugen Bojaxhi

    Tentativa e dytë e socialistëve
    Pas dështimi të herës së parë, socialistët kërkojnë me ngulm që në tentativën e dytë të bëjnë gjithçka për ta larguar Ilir Metën nga posti i Presidentit me akuzën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës gjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

    Lajmi Paraprak

    Edhe një i akuzuar në rastin “Sozia” pranoi fajin

    Lajmi i rradhës

    Certifikatat për pranim të vaksinës merren nga mjeku amë ose nga pikat e vaksinimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë