Gropë e madhe në mes të rrugës Mavrovë-Dibër

    Kjo është gropa gjigante që u hap dje në mes të rrugës rajonale Mavrovë-Dibër, afër fshatit Kostovrast i Poshtëm. Është e gjerë afro 3 metra dhe e thellë rreth 10 metra.

     “Ndodhemi në rrugën rajonale të Dibër afër fshatit Kosovrast i Poshtëm, këtu prapa meje është gropa e cila është afro 3 metra e gjerë, e cila u hap ditën e djeshme mu në mes të rrugës, sipas informacioneve të marra në teren kjo gropë është hapur disa herë dhe po mbyllet edhe këtë herë e kanë mbuluar që të mos ketë rrezik për automjetet që kalojnë, megjithatë vazhdon të mbetet rrezik edhe pasi të asfaltohet, sepse çdo herë kur ka të reshura shiu dhe bore e njëjta po hapet”.

    Ashtu si edhe herëve tjera, gropa është mbuluar, por banorët thonë se duhet të merren masa më serioze. Para kamerës nuk deshën të flasin, por në emër të fshatarëve folën përmes një shkrimi nga  bashkësia lokale e fshatit Kosovrast i Poshtëm.

    “Ujërat nëntokësore dhe ndërtimi jo i plotë, i pjesshëm, i kanalit në atë pjesë të rrugës janë shkak i mundshëm i shfaqjes dhe përsëritjes së gropës, përkatësisht gypat e betonit përfundojnë verbërisht nën asfalt menjëherë aty ku hapet gropa. Vetëm mbushja dhe bllokimi i gropës që, pa ndërhyrë në kanalin e poshtëm, nuk do të zgjidhet kurrë problem. Apelojmë tek institucionet kompetente, Fondi i rrugëve, Rruga e Maqedonisë, që të marrin masat e duhura për zgjidhjen e përhershme të problemit”, thonë nga Bashkësia Lokale Kosovrast i Poshtëm

    TV21 kontaktoi edhe ndërmarrjen Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” për t’i pyetur se cili është plani për mbylljen e kësaj grope dhe që kjo gjendje të mos përsëritet më, por nuk morëm përgjigje. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke, kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake”

    Lajmi i rradhës

    Akoma asgjë konkrete mbi akuzat për spitalin modular në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë