Ademi: Qeveria e re nuk e rrezikon kryeministrin shqiptar

    BDI mbështet abrogimin e Qeverisë teknike në 100 ditët e fundit të mandatit. Kjo sipas integristëve nuk ndikon në marrëveshjen politike për kryeministër shqiptar.

    Koordinatori i grupit parlamentarë të BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “Rruga drejt” në Aslat tha se emri i kandidatit do të propozohet nga BDI, ndërsa nga partitë shqiptare pret mbështetje kur ai do të votohet në Kuvend. Ademi pretendon se kryeministrin shqiptar e ka pranuar edhe VMRO-DPMNE-ja.

    “Në fakt ai është qëndrimi i BDI-së. Neve kemi thënë jo kryeministër teknik por kryeministër me mandat të plotë politik në 100 ditët e fundit. Megjithëse ndryshime dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor duhet bërë me konsensus. Ne jemi të hapur të debatojmë e diskutojmë lidhur me gjetjen e një konsensusi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Është e pa logjikshme që vendi anëtarë i NATO-s dhe që do të hap negociata me BE-në, të ketë Qeveri teknike si rezultat i mosbesimit ndaj institucioneve në zbatimin e një procesi zgjedhor”, deklaroi Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

    Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk besojnë në premtimin e BDI-së për realizmin e kryeministrit shqiptar. Sipas Remzi Memedit, BDI ka premtuar kryeministër shqiptar ndërsa ka votuar njëherë Zaevin e pastaj Kovaçevskin.

    “Kjo e kryeministrit shqiptar është tentativa e fundit dëshpëruese dhe dështuese e BDI. Është një fushatë të cilës as vetë nuk i besonin. Askund nuk e kanë përmendur as 100 ditë, as 10 dhe as 50 ditë. Ofronin kryeministrin shqiptar dhe pas asaj na e proklamuan Zoran Zaevin, ndërsa tani Dimitar Kovaçevskin. Asnjëri prej tyre nuk është shqiptar”, u shpreh Remzi Memedi, Aleanca për Shqiptarët.

    Për abrogimin e Qeverisë teknike nevojiten ndryshime në Ligjin për Qeverinë, i cili paraqet ligj sistematik dhe duhet ndryshuar me 2/3 e votave. Pa Qeveri teknike, ndërrimi i kryeministrit do ta çonte në dorëheqje të gjithë Qeverinë si në rastin me Qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaevi. Kandidati i propozuar do të duhet të kërkon mandatin, të propozon kabinetin qeveritar dhe programin dhe përbërja të votohet në Kuvend. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Pas 100 ditëve kjo qeveri do të ketë krizë, s’ka legjitimitet

    Lajmi i rradhës

    A do të përfshihen në Kushtetutë bullgarët që jetojnë në Maqedoni?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë