Taravari: Pas 100 ditëve kjo qeveri do të ketë krizë, s’ka legjitimitet

    Foto: Emir H.

    Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe përkundër zgjedhjes së qeverisë së re. Opozitarët mendojnë se kryeministri i ri nuk ka legjitimitet, andaj sipas tyre zgjedhjet janë më se të nevojshme për vendin.

    VMRO-DPMNE madje është e gatshme edhe të ulet të bisedojë me partitë e vogla për ndryshim të kodit zgjedhor.

    “VMRO-DPMNE është e përgatitur për të folur rreth ndryshimeve të kodit zgjedhor dhe t’i dëgjojë kërkesat e partive më të vogla politike për një njësi zgjedhore dhe përderisa kjo është problem për LSDM-në dhe BDI-në, atëherë VMRO-DPMNE do të pranojë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare pa qeveri teknike dhe më një njësi zgjedhore”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

    Edhe Arben Taravari nga ASH për Utrinski Brifing, tha se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por sipas tij duhet fillimisht t’i jepen 100 ditë qeverisë së re.

     “Ne pajtohemi se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare megjithatë mendoj se Qeverisë së re duhet t’i jepen 100 ditë dhe pas asaj, unë mendoj se kjo qeveri do të ketë krizë, së pari ka krizë legjitimiteti duke filluar nga vetë LSDM, të them si partia kryesore në koalicionin e ri , e cila  siç e dini kryetari i partisë dhe kryeministri i Qeverisë së re asnjëherë nuk kanë dal në zgjedhje që të kërkojnë vota”, theksoi Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

    Por për LSDM-në kjo qeveri ka legjitimitetin e plotë deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2024, tha deputeti Darko Kaevski.

     “Zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë në vitin 2024, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të rregullta, kjo Qeveri ka legjitimitet të plotë dhe në periudhën që vjen t’i ndjek të gjitha reformat , të gjithë proceset dhe të gjithë projektet dhe gjithçka tjetër që është më e mira për qytetarët”, pohoi Darko Kaevski nga LSDM.

    Përveç LSDM-së kundër zgjedhjeve të parakohshme paraletrare është edhe BDI dhe Alternativa, ndërsa për Lëvizjen Besa zgjedhjet e parakohshme janë më se të nevojshme. Ndërkaq presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme eventuale janë në duart e VMRO dhe BDI-së, sepse siç tha ai, vetëm këto dy parti mund të përbëjnë shumicën prej 61 deputetëve për votim në kuvend.

    Lajmi Paraprak

    Jeta dhe fati (I)

    Lajmi i rradhës

    Ademi: Qeveria e re nuk e rrezikon kryeministrin shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë